TIRANË - Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, priti sot përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Luginës se Preshevës, te kryesuar nga Galip Beqiri.
 
Në takim u diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e Transportit me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik të rajonit.
 
Gjatë takimit, ministrit Haxhinasto iu prezantuan disa problematika që hasin bizneset e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ne transportin e mallrave te eksportit nga Shqipëria.
 
Haxhinasto garantoi angazhimin e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për kapërcimin e pengesave jo fizike të shfaqura gjatë transportit të mallrave mes dy vendeve dhe lehtësimin e mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare dhe sociale mes dy vendeve, si dhe premtoj zgjidhje te shpejte te problematikes. 
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)