Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto mori pjesë dje në Ditën e Bashkëpunimit Shqipëri-Gjermani, ku prezantoi disa nga strategjitë dhe sfidat me të cilat perballet sektori i ujësjllës–kanalizime. Ai theksoi se anë investuar rreth 900 milion euro, në fusha të ndryshme dhe Gjermania është fokusuar në ato sektorë, që sjellin një impakt shumë të madh në zhvillimin e vendit, në dhënien e shërbimeve cilësore publike ku midis të tjerave uji zë një vend të veçantë, 30 përqind e investimeve kanë shkuar për fushën e ujit.
“Do të shprehja mbështetjen time tek projekti që ne kemi në axhendën tonë të përbashkët edhe për të ardhmen, pasi pavarësisht këtyre rezultateve, sektori ka një nevojë të jashtëzakonshme për të vazhduar programet e bashkëpunimit dhe këtu Gjermania, BB e institucione të tjera”, tha Haxhinasto.
Sipas tij, sfida më e madhe në vend është reduktimi i humbjeve në rrjet, një fenomen më i shpërndarë në Shqipëri. “Kjo është sfidë madhore, padiskutim që rruga për të shkuar në realizimin e kësaj sfide madhore ka disa hapa dhe këtu do të dëshiroj të falenderoj edhe një herë gjithçka që është bërë edhe nga studimet dhe harta e rrugës qëështë përcaktuar nga GIZ për të sjellë një situatë shumë më të favorshme dhe pozitive për sa i takon nivelit të humbjeve”, tha ai.
/Shqiptarja.com