Punimet për ndërtimin e segmenteve, Elbasan –Banjë dhe Elbasan –Belsh janë inspektuar nga ministri i Energjetikës, Edmond Haxhinasto.

“Punimet në këtë segment me ritëm më të lartë se parashikime. Në 1 muaj janë zhvilluar 10% e punimeve. Impakti i kësaj rruge është i madh për zonën e Elbasanit, Cërrikut e Banjës.”- tha Haxhinasto.

Ministri shtoi se investimi për këto akse rrugore shkon deri në 3.6 milionë dollarë dhe brenda 18 muajve këto segmente rrugore që u shërbejnë rreth 70 mijë banorëve të këtyre zonave do jetë të përfunduara.

“Ky segment ka një gjatësi prej 36 kilometrash, me një investim që kap vlerën e 3.5 miliardë lekëve të reja. Qeveria ka shlyer borxhet ndaj kontraktore, ndaj firmat duhet të respektojnë kontratat e afatet e punimeve.”- tha Haxhinasto.

Haxhinasto nuk harroi të theksonte se për ndërtimin e këtyre segmenteve rrugore deri më tani janë punësuar rreth 400 banorë të zonës.

“Cilësia e punimeve do jetë maksimale” -u zotua ndër të tjera ministri Haxhnasto.

haxhinasto
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)