SOFIE- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, mori pjesë dje në takimin e Ministrave të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC) të zhvilluar në Sofje, Bullgari. Haxhinasto shprehu angazhimin e Qeverise shqiptare për realizimin e projekteve kombëtare që njëkohësisht i shërbejnë dhe rajonit, si projekti i korridorit Lindje-Perëndim, Korridori 8, për të cilin ministri theksoi se investime thelbesore në këtë drejtim me segmente të rëndesishme në pjesën Shqiptare janë duke u realizuar. “Segmenti Tiranë- Elbasan është një segment kryesor që lidh kryeqytetin me aksin jug-lindje të Republikës së Maqedonisë dhe më tej me Bullgarinë dhe Turqinë”, tha Haxhinasto.
Ai përmendi gjithashtu segmentin Qukës-Qafë Plloçë, projektin e Rrugës së Arbërit, i cili do të shkurtojë me një të tretën kohën e lidhjes ndërmjet Tiranës dhe Shkupit.
Ai solli në vëmendje të pjesëmarrësve konceptin multimodal të korridorit VIII, ku duhet të jenë prezent të gjitha llojet e transportit, përkatësisht transporti rrugor, detar dhe veçanërisht ai hekurudhor. Në këtë aspekt, Haxhinasto përmendi investimet per përmirësimin e porteve të Durrësit dhe të Vlorës dhe rikonfirmoi qëllimin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e një tjetër porti ne Veri të vendit, atë të Shëngjinit, që do t’i shërbente Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe më tej.
Ministri Haxhinasto vërejti si prioritare për hekurudhën shqiptare përmirësimin e lidhjeve me fqinjët, veçanërisht me Maqedoninë. “Plotësimi me linjë hekurudhore të rinovuar të Korridorit VIII do të kompensonte ngarkesat në kanalin e Bosforit, prandaj dhe një arterie efikase për lidhjen e Detit Adriatik me Detin e Zi nëpërmjet hekurudhës do të ishte në interesin e përbashkët”, u shpreh z. Haxhinasto.
Ministri bëri thirrje për liberalizim të mëtejshëm të shërbimeve të transportit, si një objektiv permanent.
Shkrimi u publikua sot (17.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com