TIRANE- Ka mbi 3500 ndërhyrje të paligjshme në rrugët, që administrohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Masat e ndëshkimit për të gjithë këto ndërhyrje të jashtëligjshme pritet të rriten. Kjo ishte kryefjala e takimit me temë “Koordinimi i masave për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve nga ndërhyrjet e paligjshme”, midis ministrit të Transportit, Edmond Haxhinasto, dhe ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.
Problemi
Nga 3500 ndërhyrjet e paligjshme të rrugëve, rreth 30% e tyre janë karburante. Për sa i përket pikave të karburanteve në vend, vetëm 10% e tyre janë me leje. “Nëse do të bëjmë një vlerësim të shpejtë të situatës të paligjshmërisë në rrugë, këto shifra janë vetëm për fondin e rrugëve që administrohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, për 3770 km që ka ky fond janë mbi 3500 ndërhyrje të pa ligjshme, që do të thotë që në çdo kilometër të fondit rrugor shqiptar afërsisht ka një ndërhyrje të pa ligjshme.
Situata është problematike, një pjesë e konsiderueshme e tyre rreth 30% janë karburante. Sot në vend janë rreth 1000 pika karburanti, ndërkohë që vetëm 10% e tyre janë me leje, sigurisht që ne kemi filluar procesin e hartimit të masave për të ndërhyrë, me qëllim që edhe ky sektor kaq i rëndësishëm të standardizohet sipas gjithë normave Evropiane, ndonëse për momentin jemi shumë larg tyre”, - u shpreh ministri Haxhinasto.
Ndëshkimet
Për ndërhyrjet e paligjshme në rrugë do të rriten masat administrative në formën e gjobave, si edhe do të ketë masa penale nga 3 deri në 7 vjet. “Masat administrative dhe penale do të respektohen, masat administrative që ka paketa jonë do të 10 fishohen për të gjithë ata që ndërhynë në mënyrë të paautorizuar në elementet e sigurisë së rrugës dhe të sinjalistikës. Masat do të jenë gjithashtu edhe penale për të gjithë ata që ndërhyjë dhe dëmtojnë elementët në tërësi të infrastrukturës rrugore. Masat penale variojnë nga 3 deri në 7 vjet burgim për personat të cilët ndërhyjnë në mënyrë të pa autorizuar në rrugë”, - tha ministri Haxhinasto.
Shkrimi u publikua sot (22.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com