Ka bërë sot një paralajmërim ministri i Transportit dhe Punëve Publike Edmond Haxhinasto ndaj kompanisë koncesionare që menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

I pyetur në lidhje me ecurinë e negociatave me konçesionarin e Aeroportit të Rinasit, Ministri tha se negociatat ende vazhdojnë dhe Qeveria shqiptare u ka bërë tashmë ofertën më të mirë. Duke nënvizuar, nga ana tjetër, vendosmërinë se shteti shqiptar do të vijojë përpjekjet për të hequr monopolin e trafikut ajror civil.

"Nëse kompania nuk pranon këtë ofertë, qeveria do të shohë rrugë tjetër për hapjen e tregut të transportit ajror", theksoi ai.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)