DURRËS - Sindikata e hekurudhave shqiptare akuzoi drejtorinë e përgjithshme të hekurudhave për zëvendësim të profesionistëve me të punësuar politik e pa eksperiencën e duhur, ndërkohë kushtet e punës e rritja e pagave, nuk po njohin përmirësim.
Të mbledhur për të diskutuar mbi planin e punës të vitit që lamë pas, në prani edhe të ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, përfaqësuesi i sindikatës Shefqet Muça, vuri në dukje emërimet politike, të cilat sipas tij kanë zëvendësuar punonjësit me eksperiencë.
Ndryshe nga përfaqësuesi i sindikatës, ministri Haxhinasto gjendjen e hekurudhës e sheh të rimëkëmbur. Për ministrin treni i hekurudhës po ecën në një trase të sigurtë.
Potencialet për të rimëkëmbur hekurudhën nëpërmjet shfrytëzimit transportit në linjat e hekurta sipas Haxhinastos janë të shumta.
Një prioritet për ministrin Haxhinasto përbën edhe përmirësimi i linjës hekurudhore me Malin e Zi, por edhe lidhja e vendit tonë me Kosovën e Maqedoninë. Ndërkohë me legjislacionin e ri që po përgatitet, i cili pritet të miratohet brenda këtij 3 mujori apo edhe me studimin e fizibilitetit, transporti hekurudhor pritet të shkojë drejt përmirësimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com