TIRANE - Reshjet e dendura të shiut që përfshinë të gjithë vendin, nuk kanë sjellë problem me cilësinë e ujit të pijshëm. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto zhvilloi një kontroll këtë të enjte në impiantin e pastrimit të ujit të pijshëm në Bovillë, nga ku rezulton se situata është normale.

Ministri i bëri apel ndërmarrjeve të tjera të ujësjellësve në rrethe që të pastrojnë ujin sipas standardeve.
 
“Në këto ditë po i kushtojmë vëmendje të shtuar cilësisë së përpunimit të ujit të pijshëm. Ka dhe një vëmendje shtesë nga Inspektoriati i Shëndetit Publik. Nga inspektimi rezulton se situata është mëse normale. Cilësia e ujit që përpunohet këtu është e lartë, pavarësisht reshjeve të dendura të ditëve të fundit. Ju bëj thirrje ndërmarrjeve të tjera të ujësjellësve në rrethe, që të zbatojnë në mënyre rigoroze të gjithë procedurat e pastrimit të ujit. Si dhe kemi rënë dakord me Inspektoriatin të shikohet me vëmendje cilësia e ujit në rrjetin shpërndarës. Pavarësisht kësaj situata është në kontroll”, – u shpreh ministri Edmond Haxhinasto.

impianti


haxhinasto
ukt haxhinasto

ukt haxhinasto

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)