TIRANE- Në gjysmën e parë të këtij viti, qeveria do të ketë një marrëveshje me koncensionarin e aeroportit të Rinasit për të ulur kostot dhe tarifat e shërbimeve për qytetarët. Ky fakt është pohuar nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto gjatë intervistës në “5 Pyetjet nga Babaramo”. Haxhinasto tha se po zhvillohen bisedime edhe me koncensionarin e aeroportit të Kukësit për ta bërë efektiv, si dhe për ndërtimin e një aeroporti të ri në Jug të vendit.
Lidhur me gjendjen e rrugëve në vendin tonë, Haxhinasto tha se "Rrugët në vendin tonë nuk janë përfunduar në gjithë parametrat e tyre sipas standardeve europiane", ndërsa theksoi se kjo është një nga sfidat më të mëdha të transportit në vend. Ministri Haxhinasto tha se problematike në vend paraqitet edhe siguria rrugore dhe për këtë janë identifikuar pikat e zeza që njihen si burim aksidentesh, ndërsa theksoi edhe hartimin e një pakete të re masash në këtë drejtim.
Haxhinasto tha se do të ndërhyhet edhe në transportin detar, për të garantuar shërbim më cilësor për qytetarët, por edhe për të reduktuar tarifat. Ministri tha se mirëpriten operatorë të rinj në këtë sektor.
Një tjetër sektor ku priten zhvillime sipas ministrit Haxhinasto është edhe transporti hekurudhor.
Lidhur me diskutimet e ditëve të fundit për akuzat ndaj ish-konsulles shqiptare në Milano, e cila nga ana e saj tha se për çdo lëvizje ishte konsultuar me ministrin e Jashtëm të asaj kohe, Haxhinasto tha se në institucionin që ai drejtonte, nuk është bërë asnjë prokurim. Por u shpreh se në atë periudhë ka pasur një fluks të madh të emigrantëve që kërkonin zgjidhje për problematikat me të cilat përballeshin dhe ishte e nevojshme të gjendej një zgjidhje. Sipas ministrit, është diskutuar edhe mënyra e dhënies së përgjigjeve online, por nuk është folur për kosto, duke u shprehur se nëse “ka shkelje në këtë drejtim, kushdo që ka bërë shkelje duhet të përgjigjet”.
Të flasim për shqetësimet më të mëdha të publikut, aksidentet në rrugë. Cilësia e rrugëve, punimet e papërfunduara janë shkak për numër të madh aksidentesh. Ju si ministri keni evidentuar akset më të rrezikshme?
Padiskutim që rruga është një nga elementet e rëndësishëm, që shkakton aksidente, por ka dhe faktorë të tjerë, si: gabimi njerëzor në drejtimin e automjetit apo mosrespektimi i rregullave nga ana e këmbësorëve, por dhe faktorë që kanë të bëjnë me mosrespektimin e rregullave specifike, tejkalimi i shpejtësisë etj. Jo vetëm kemi identifikuar pikat e zeza që shkaktojnë aksidente, por kemi dalë dhe me një paketë masash që u bënë prezente nga kryeministri Rama. Ishin 70 masa, që janë ndërhyrje, qoftë ligjore, qoftë masa operative, për të bërë të mundur që numri i lartë i aksidenteve të ulet.
Si janë kushtet e rrugëve?
Kemi konstatuar ato pika të zeza që shkaktojnë aksidente si rezultat i cilësisë së rrugës, mungesës së sinjalistikës, të elementeve të tjerë që kanë të bëjnë me gjeografinë e rrugës, që për këtë vit kemi buxhetin përkatës për të ndërhyrë.
Mund të themi se në Shqipëri kemi rrugë të reja me parametra europianë?
Kjo është një gjë që do e dëshiroja shumë, por akoma në Shqipëri nuk kemi rrugë të përfunduar në gjithë gjatësinë e saj me parametrat e nevojshëm europianë. Kjo është një nga sfidat më të mëdha që ka sektori i transportit. Projektet kanë qenë pa referencë të qartë sa i takon standardit dhe kjo është sifidë tjetër: Përcaktimi i një standardi të mirëfilltë. Standardet që ekzistojnë janë shumë të vjetra.
Rrugët e ndërtuara, fondet e shpenzimet shtetërore kanë qenë të mjaftueshme për rrugë europiane?
Është e lehtë të shihen projektet, disa janë të tilla që kërkojnë rrugë të standardit të lartë. Së pari, çështja e përfundimit të rrugëve është e metë e madhe e investimit në infrastrukturë, që do të thotë se pjesa e sigurisë së rrugës, e sinjalistikës është garnitura e një vepre, nuk është trajtuar si element thelbësor i tij dhe është lënë të realizohet në fund të veprës. Në kronologjinë e ndërtimit është normale, por në asnjë rast një vepër nuk duhet lënë pa këto elemente të rëndësishëm. Realizimi i veprës është shtrirë në kohë në mënyrë të jashtëzakonshme. Një vepër që duhej realizuar në 2-3 vite është realizuar në 10 vite, gjë që është e paimagjinueshme. Një vepër, maksimumi në 4-5 vjet duhet të realizohet. Çdo vepër duhet planifikuar bashkë me buxhetin e realizimit. Sinjalistika, elementet e sigurisë janë dëmtuar nga ndërhyrjet e pandërgjegjshme të qytetarëve. Për të vendosur një hu më shumë në gardh, hiqet një sinjalistikë që mund të shkaktojë aksident me pasojë vdekjen. Apo hyrje-daljet nga autostrada apo rrugët me shpejtësi të lartë, kanë bërë të ndodhin aksidente. Pa folur për vjedhjen e këtyre elementeve që shiten më pas te kompani që merren me riciklimin e tyre.
Cilat janë masat më kryesore që janë marrë në paketë?
Masat më kryesore janë shumëplanëshe. Siç e thashë janë masa ligjore, pra ndërhyrje në kode përkatëse apo ligje të vendit, urdhëra e rregullore që të forcohet besueshmëria e ligjit, të forcohet zbatimi i ligjeve. Bllok i rëndësishëm është ndërhyrja në infrastrukturë, në pikat e zeza që përmenda. Një bllok i rëndësishëm ka të bëjë më mënyrën e kualifikimit të drejtuesve të automjeteve, një proces i përfolur për korrupsion. Jo vetëm porsa u përket autoshkollave, por në proceset e marrjes së lejeve të drejtimit. Në mënyrën si do të bëhen testimet janë shtuar elemente të rinj, siç është elementi psiko-fizik. Dhe një sistem i ri i teorisë. Marrja e një leje drejtimi kërkon që të trajtohet si element i rëndësishëm teoria. Një shofer që nuk është i aftë të drejtojë automjetin, është rrezik për të tjerët. Masat shkojnë edhe tek shëndetësia, ndërhyrja përmes shërbimit të urgjencës dhe veçanërisht në nivelin e ndërgjegjes të publikut që duhet të fillojë me lëndë të posaçme, pjesë e kurrikulës që kemi, që në shkollën fillore e me rradhë.
Rrugët janë të punuara në mënyrë sporadike. Çfarë po ndodh, a po punohet në rrugët që kanë nisur prej vitesh?
Për punimet në rrugë është krijuar një rezultat “im-pass”, që kishte faturë të lartë, rreth 190 mijë dollarë për detyrime të pashlyera ndaj kompanive. Është bërë vlerësim i kësaj fature në kuptimin ekonomik. Do të shoqërohet me vlerësim të situatës së këtyre veprave. Ky verifikim përmban gjendjen fizike të rrugëve apo veprave të realizuara me teknologji bashkëkohore që është për skanimin e gjithë shtresave të rrugës e nxjerrjes së volumeve të materialeve të vendosur në vepër, për të kuptuar nëse faturat e paraqitura për pagesë janë ato që korrespondojnë me volumet e vërteta të hedhura në vepër. Do të jetë një përpjekje për të parë cilësinë e veprave të realizuara. Dhe nxitje për secilën kompani, që rruga nuk është diçka që vendoset asfalti dhe historia e saj mbyllet por duhet bërë sipas gjithë specifikimeve e standardeve të projektit, se është kjo që garanton cilësinë e investimit. Çdo vepër duhet të qëndrojë për periudhë të gjatë kohore, 20 vjet e kanë rrugët. Realiteti e tregon që kanë dashur të bëhet konstruksion 2 vjet pas.
Kur përfundojnë rrugët e nisura?
Për të mbyllur rrugët e hapura ne kemi llogaritur një vlerë në 490 mln dollarë. Ato janë parashikuar më parë në shuma të pakta, dhe koha e financimit të tyre është shtrirë në shumë kohë. Në buxhetin e 2014 janë parashikuar për të realizuar për pagesa rreth 200 mln dollarë, dhe kjo do të vazhdojë në mënyrë progresive. Në 2 vite apo 2 vite e gjysmë këto rrugë përfundojnë.
Në çfarë pikë jemi sa i takon rrugës së Arbrit?
Shumë shpejt do të arrijmë negociata që të realizohet një kontratë për përfundimin e një segmenti.
Po segmentet e tjera?
Duhet të gjendet zgjidhje sa i takon “by pass” të Tepelenës. Është një nga çështjet prioritare që ne po trajtojmë. Brenda javësh mendojmë se do kemi një zgjidhje. Puna do të vazhdojë dhe sigurisht sipas ritmeve që ka, ka marrë edhe pjesën e saj të investimeve.
Një nga problemet e përmendura është edhe mirëmbajtja e rrugëve. Si do bëhet kjo?
Ne jemi në prag të një studimi për mirëmbajtjen e gjithë rrjetit rrugor shqiptar dhe financohet nga Banka Botërore. Mënyra sesi ne i mirëmbajmë rrugët është një problem real. Janë alokuar fonde edhe më përpara. Por jo në masë të mjaftueshme dhe kjo ka sjellë edhe amortizimin e tyre. Mirëmbajtja e rrugëve ka të bëjë edhe më mënyrën e menaxhimit dhe administrimit të këtij sektori. Do të veprojmë shumë shpejt për të prezantuar reforma sa i takon mënyrës së mirëmbajtjes dhe menaxhimit të rrugëve. Besoj se koncensioni i parë do të jetë për rrugën e Kombit. Por nuk janë përcaktuar tarifat, kjo do vijë pas studimit të fizibilitetit. Ashtu siç bëhet edhe në vende të tjera, do të vendoset një tarifë e përdorimit të rrugës. Do shikojmë dhe mundësinë e dhënies me koncesion të rrugëve të tjera, Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan. Është një rekomandim europian. Nëse jepet me koncension do të ketë një mirëmbajtje më të mirë se aktualja. Këto janë koncensione që jepen në bazë të studimeve të fizibilitetit. Disa nga segmentet rrugore janë shumë fizibël për t’u dhënë me koncension.
Situata me “Belle Air”, si po operohet në tregun e fluturimeve ajrore?
Konkurrenca është kyçe për shërbime më të mira dhe konkurruese. Në tregun shqiptar janë futur operatorë të tjerë që e kanë ulur koston për qytetarët. Vetëm biletat me Italinë janë ulur me 50%. Janë kompani serioze të cilat janë duke e studiuar këtë situatë. Shpresoj të ketë vendimarrje pozitive. Mendoj se tregu shqiptar i tregut civil ka disa sfida që kanë të bëjnë me infrastrukturën aeroportuale. Jemi në rrugë të mbarë me koncesionarin e aeroportit të Kukësit për ta bërë operativ. Duhet të realizohet një marrëveshje e re. Si dhe po bisedojmë për ndërtimin e një aeroporti të ri në jug të vendit.
Folët për një ulje gati 50% të kostos për fluturimet Itali-Shqipëri, por kjo s’ndodh për fluturimet e tjera. Shqiptarët kështu nuk zgjedhin Rinasin, por shkojnë në Prishtinë. Çfarë e shkakton?
Një nga sfidat kryesore që duam të arrijmë nga bisedimet me koncesionarin e Kukësit, është për ta bërë atë sa më kompetitiv. Tarifat i ka vendosur koncesionari. Ne do të përdorim të gjithë mekanizmat e nevojshëm që të jemi kompetitivë. Kompleksiteti i çështjeve do jetë objekt i bisedimeve që ne kemi nisur. Tarifat në aeroportin e Rinasit janë më të larta se të Prishtinës, dhe besoj se duhet të shkojnë drejt uljes. Por janë një sërë çështjesh që ndikojnë. Ne do të kemi një marrëveshje që besoj se do realizohet në gjysmën e parë të këtij viti. Ne jemi në bisedime me përfaqësuesit e aeroportit të Rinasit dhe jemi në rrugë të mbarë. Sa i takon aeroportit të ri që mendojmë të ndërtohet në jug të vendit, është një çështje që i vjen në ndihmë turizmit.
Gjendja në transportit detar është thuajse monopol. Janë vetëm dy kompani që operojnë, dhe kanë rritur çmimet. Çfarë ndërhyrje do bëni këtë industri?
Dy ditë më parë isha në një inspektim në portin e Durrësit. Them se kjo është një sfidë e rëndësishme që duhet ta realizojmë, sa i takon uljes së kostove, të tarifave, dhe përmirësimit të shërbimit. Me rëndësi është edhe zbatimi me përpikmëri i orareve dhe destinacioneve. Por më e rëndësishmja është konkurrenca e ndershme. Do tërheqim operatorë cilësorë në këtë shërbim. Nëse do të ketë interes të tillë ne e mirëpresim, në dijeninë time nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga asnjë kompani për të hyrë në këtë treg. Për uljen e tarifave ne do të shohim të gjithë komponentët e tjerë. Duhet të dalim nga kuadri i interesave të ngushta dhe duhet ta shohim objektivin në një kuadër pak më strategjik.
A ka autoritete shtetërore që çertefikojnë cilësinë e shërbimit që ofrohet?
Në fakt nuk janë autoritetet shqiptare ato që çertefikojnë këto mjete. Ato çertefikohen nga ato vende flamurin e të cilëve mbajnë. Ne po shohim mundësinë që të aplikojmë disa standarde apo kritere të caktuara. Duam të garantojmë përdorimin e mjeteve sa më të mira për ofrimin e shërbimeve.
A kanë të ardhme hekurudhat shqiptare?
Hekurudha mendoj se e ka një të ardhme. Vende të tjera përreth nesh po investojnë në rrjetet hekurudhore. Kjo tregon se ky rrjet transporti funksionon. Ky shërbim është rentabël pasi të realizojmë edhe lidhjet ndërkombëtare. Kemi lidhje me Malin e Zi, duhet të sigurojmë lidhje me Maqedoninë. E rëndësishme është që të kemi një lidhje me Kosovën. Hekurudha që të funksionojë për transportin e mallrave duhet të ketë të gjithë elementet e nevojshme. Ne jemi duke e shqyrtuar planin tonë strategjik për hekurudhat. Lidhjet ndërkombëtare, përmirësimi i lidhjeve në porte, përmirësimi i kushteve të transportit, dhe realizimi i lidhjeve, janë ato elementë që do ta bëjnë hekurudhën tonë rentabël.
Ish-konsullja e Milanos u akuzua për abuzim me detyrën. Ndërsa ish-konsullja tha se këtë e kam bërë në konsultim me ministrin e atëhershëm. Cili është qendrimi juaj?
Nuk e kam ndjekur debatin. Mund të them se në atë periudhë ka pasur kërkesa të mëdha për pasaporta në atë konsullatë, dhe duhej gjetur një zgjidhje. Emigrantët vinin nga zona të ndryshme të Italisë, dhe kishin kosto të ndryshme. Në dijeninë timë është diskutuar në ministrinë e Jashtme dhe janë propozuar zgjidhje për këtë situatë. Dhe u mendua që të gjendej zgjidhje online për t’u dhënë përgjigje emigrantëve, por nuk ishte folur për kosto. Nëse ka shkelje, kushdo që ka bërë shkelje duhet të përgjigjet. Ministria s’ka bërë asnjë lloj prokurimi.
Sa i takon bashkëpunimit me Kosovën, çfarë u vendos dhe u diskutua në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive sa i takon infrastrukturës dhe transportit?
Do të thoja se kemi filluar një praktikë efikase. Në atë takim u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi midis dy qeverive në të gjitha planet. Padyshim një zë të rëndëshëm sa i takon shërbimit të dy vendeve është edhe rruga e Arbrit. U nënshkrua për heqjen e gjithë pengesave fizike që ka të bëjë me ato vështirësi që realizohen nga kalimi në një vend në tjetrin apo dokumentacionin që duhet ta liberalizojmë e të mos kemi asnjë pengesë. Zë tjetër i rëndësishëm i marrëveshjes ishte mbështetja reciproke në organizma ndërkombëtarë, ku Kosova është anëtare dhe mbështetja jonë përsa i takon fushës së transportit ku Kosova nuk është anëtare. Më vjen mirë që pak më pas u realizua një vizitë nga ana e homologut Mujota në Tiranë.
Çfarë u negociua nga mbledhja e përbashkët?
Ramë dakord për çështje konkrete, hapat që morëm. Kemi folur për Rrugën e Kombit, për të parë projekte reciproke edhe në vazhdim. Për portin e ri të Shëngjinit, që nuk e përmendëm në diskutimin tonë...
Do të ketë port të ri të Shëngjinit? Dedikuar për Kosovën?
Jo domosdoshmërisht. Do të jetë një port kombëtar që do ketë shqiptarë. Ramë dakord për krijimin e grupeve permanente të punës, për të akorduar një tjetër çështje që thashë, përmes akordimit të secilës ministri me zyrat përkatëse. Këtë intensitet të marrëdhënieve e bashkëpunimit do e vijojmë më tej. Së shpejti do të kemi takim në Tiranë të katër ministrave rajonalë.
Përveç vullnetit të mirë, çfarë projekti do të hidhet në tavolinë?
Mes 4 shteteve do të jetë unifikimi i infrastrukturës, përmirësimi, mirëmbajtja e kësaj infrastrukture. Do të flasim për liberalizim të tregut të transporteve, që t'u shërbehet operatorëve në vendet respektive, njohja e dokumenteve reciproke, projekte që kanë të bëjnë me rrjetin prezent në vendin tonë, do të diskutojnë për projekte specifike të secilit vend, hekurudhën e të tjera, si dhe krijimin e një qendre rajonale që do të garantojë standardet e infrastrukturës, do të jetë rregullatori, ‘watch-dog’-u që sheh cilësinë e veprave të infrastrukturës.
Projekt i financuar nga Brukseli?
Jo, ne vetë. Mendojmë se do të na shërbejë.
Si do të jetë? Shqipëria do të kontrollojë cilësinë e rrugëve në Mal të Zi, të Kosovës e kështu?
Jo. Duhet të mësohemi të shohim vetë. Nëse planfikojmë të bëjmë një rrugë që do të lidhet me Maqedoninë, do të ketë kaq e aq, të jetë i paramaterave të ngjashëm apo identik me të, të mos bëhen investime pa vlerë, po kështu hekurudha e forma të tjera të transportit. Veç kësaj kemi nevojë për monitorues, i cili të imponojë standard që nuk është vetëm i rajonit por europian.
Redaksia Online
(b.g/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com