Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto kreu sot një vizitë pune pranë zyrave të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Kashar.
Ai u ndal në zyrat e dy nga shërbimeve kryesore që kjo Drejtori ofron për pajisjen me leje drejtimi për qytetarët, në të cilat janë investuar sisteme të reja teknologjike për përshpejtimin e kohës dhe rritjen e sigurisë të shërbimit ndaj qytetarëve.
Në zyrën e rinovimit të lejeve të drejtimit Ministri Haxhinasto u njoh nga afër me proçedurat e reja, që po aplikohen përshpejtimin e kohës së shërbimit përmes teknologjisë së investuar, ku punonjësit demonstruan hapat që ndiqen për këtë proçes.

“Unë dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për këtë investim kaq të efektshëm bërë në DPSHTRr, i cili në fakt ka efekt primar rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve . Me sistemin e ri të vendosur koha e rinovimit të patentave ka ndryshuar nga 2 javë në vetëm 15 minuta. Duhet të theksojmë se kosto e këtij shërbimi nuk ka ndryshuar dhe do të ngelet e njëjtë”, tha Ministri Haxhinasto.
Më tej, ai u ndal në ambjentet e testimit të teorisë së kandidatëve për leje drejtimi, ku është investuar për sistemin e ri të informatizuar për identifikimin e kandidatëve, si dhe janë instaluar pajisje fotografike dhe identifikimin dixhital të kandidatit.

“Kemi përmirësim të mënyrës se regjistrimit së kandidatëve nëpërmjet paraqitjes së menjëhershme në kohë reale të fotografive të gjithëseicilit dhe të firmës dhe të shenjave të gishtave ne formularin e testimit. Kështu do të arrijmë të luftojmë falsifikimet e mundshme por më shumë i shërbejmë sigurisë së qytetarëve. Drejtuesit e ardhshëm të automjeteve të motivohen më shumë,ta konsiderojnë proçesin e testimit teorik si një shërbim që i bëjnë vetes së tyre, një shërbim që i bëjnë jetës” , u shpreh Haxhinasto.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com