Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka inspektuar një pjesë të segmentit Rrogozhinë - Kapshticë, ku kanë filluar punimet për përmirësimin e sinjalistikës rrugore.
 

edmond haxhinasto
Ministri ju bëri thirrje gjithë subjekteve private që reklamojnë aktivitetit e tyre pa autorizim, të kenë kujdes pasi nuk do të ketë asnjë lloj tolerance ndaj këtyre veprimeve, që shkaktojnë dëmtime në akset rrugore.
 
 “Ky është një nga 2 segmentet më të rëndësishëm që kemi për vitin 2015, për përmirësimin e sinjalistikës rrugore, është segmenti Rrogozhinë Kapshticë, me vlerë 800 milion lekë të reja. Ky projekt parashikon elemente të standardeve më të fundit të sinjalistikës që do ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në përmirësimin e sinjalistikës rrugore dhe në  uljen e ndjeshme të aksidenteve, veçanërisht atyre me plagosje të rënda dhe me vdekje. Shumë e rëndësishme të kuptohet nga qytetarët, që ky investim realizohet nga taksapaguesit shqiptar, janë kontributet e tyre, dhe pastrimi i këtij muri ndikon në sigurinë e drejtpërdrejtë të rrugës” tha Haxhinasto.

Para pak kohe, tha Haxhinasto, janë bërë disa mendime përsa i takon gjobave dhe masave të tjera që lidhen me dëmtimin dhe shkarravitjen e rrugës dhe tashmë parashikohen gjoba që janë në vlerën ga 25 deri në 100 mijë lekë të reja.

edmond haxhinasto
 
Nuk ka arsye që të shkarravitet kjo pronë kjo vepër pulike, dhe ju bëj thirrje subjekteve që zgjedhin të bëjnë reklamimin e aktivitetit të tyre pa autorizim, duke shkarravitur perimetrin e rrugës, duke dëmtuar këtë investim që realizohet me paratë publike të kenë kujdes pasi do të penalizohen me gjoba. I bëj thirrje qytetarëve dhe banorëve të zonës, të mos e dëmtojnë këtë rrugë, të mos heqin reflektorët që vendosen këtu dhe forcojnë sigurinë rrugore” deklaroi ai.
 
Segmenti tjetër i rëndësishëm është FushëKrujë-Hani i Hotit dhe degëzimi drejt Muriqanit, një investim që do të rrisi shumë cilësinë e rrugëve tona dhe sigurinë.
 
Vetëm në këtë segment eliminohen 38 pika nga ato që quhen pikat e zeza, pika të rrezikshme për përdoruesit e rrugës, gjë që është shumë e rëndësishme për të sjellë më shumë siguri në rrugë.

edmond haxhinasto
 
Për vitin e ardhshëm shumë e rëndësishme është projekti i madh që është konceptuar dhe mbështetur nga Banka Botërore, për të mirëmbajtur 1300 km të akseve kryesore kombëtare, që jam i sigurt do të sjelli standarde uropiane në mirëmbajtjen e rrugëve dhe sigurinë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)