HEC-i në Maqedoninë e Veriut po than Ohrin! Eksperti: Liqeni është tërhequr 1 m nga bregu, duhet ndërhyrë urgjentisht

Liqeni i Ohrit pjesë e trashëgimisë natyrore të UNESCO-s po përballet me një fenomen të rrezikshëm. Për të 4-in vit radhazi vihet re tërheqja e ujit përtej normale të lejuara.

Përpos fenomeneve natyrore, në pakësimin e ujit të liqenit ka ndikuar një hidrocentral në Strugë, në territorin e Maqedonisë së Veriut.

"Thatësira e tejzgjatur përbën një faktor madhor natyror, faktor tjetër është përdorimi i ujit të liqenit si burim për lumin Drin sepse ka një komandim, ka disa porta në bregun e liqenit, pranë qytetit të Strugës ku bëhet komandimi i daljes së ujit. Natyrisht pranë këtij pozicioni ndodhet një HEC, në pjesën e RMV, interesat e prodhimit të energjisë kanë bërë që të bien edhe më shumë niveli i ujit në liqen", shprehet drejtori i Zonave të Mbrojtura Mihallaq Qirjo.

Qirjo pranon se gjatë viteve të fundit uji në liqenin e Ohrit është tërhequr rreth 1 metër nga bregu. 

"Niveli bazë që konsiderohet si mesatare normale është 695 metra mbi nivelin e detit, natyrisht ka kompensime ulje dhe ngritje të nivelit. Në këtë periudhë bëhet fjalë për një amplitudë rreth një metër", u shpreh ai.

Eksperti mjedisit Arian Merolli tha në një bisede telefonike tha se ky fenomen sjell pasoja negative mbi florën dhe faunën e liqenit duke humbur kështu vlerat për te cilat mbrohet nga UNESCO.  Ngritja e një grupi teknik bilateral mes dy vendeve për menaxhimin e ujërave, shihet nga ekspertët si hapi i parë për shpëtimin e liqenit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat