Hedhin naftë pa cilësi dhe mbushin 
bombola, gjobiten 11 karburante

Inspektorati Shtetëror Teknik ka gjobitur 11 pika karburantesh. Katër prej tyre janë gjobitur për naftën dhe benzinë që tregtojnë pa cilësi, tre se mbushin bombla gazi në kundërshtim me ligjin si dhe katër të tjerë për mungesën e dokumentacionit. Gjobat varjojnë nga 700.000 deri në 2,250,000 lekë të reja.

“Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën Tetor 2015 janë gjobitur 11 subjekte, nga të cilat 4 për mungesë dokumentacioni dhe 7 për tregtim të karburanteve dhe nënprodukteve jashtë standardit. Më poshtë gjeni listat e subjekteve si dhe informacionin përkatës për secilin subjekt”, - thuhet në një njoftim të Inspektoratit Shtetëror Teknik.

karburante nafta e keqe
d.c/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq