GoPro, që është edhe kompania që prodhon kamerat me cilësi të lartë ka publikuar pamjet e mrekullueshme të hedhjes së famshme të Felix Bagumgartner nga hapësira.
Felix Baumgartner ka treguar aventurën e tij të mrekullueshme, pas kësaj hedhje nga hapësira në drejtim të tokës. Ai u shpreh se kur je në majë të tokës, ke një ndjesi përulje, që nuk mendon më për asgjë, as për të thyer rekorde, nuk mendon të marrësh të dhëna shkencore, por mendimi i vetëm, është të rikthehesh në tokë i gjallë.
Baumgartner u hodh nga një lartësi 39 mijë metra nga toka dhe tashmë falë këtyre imazheve të këtij rekordi, që ka mundur të fokusojë kamera GoPro, bëhet e mundur që ta përjetojmë dhe ne këtë moment të jetuar nga kampioni austriak dhe një eksperiencë vërtetë e veçantë në llojin e saj. 

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)