Dje në mbrëmje u shfaq premiera botërore e serisë më të fundit të filmit ”Spectre – James Bond 007” nën interpretimin e një kasti te mrekullueshëm aktorësh me në krye Daniel Craig.

Ne Shqiperi, pas një partneriteti 17 vjeçar ndërmjet Heineken dhe James Bond, premiera e filmit u soll në rrjetin e kinemave ”Imperial” nën një mbrëmje gala ku ishin të ftuar shumë personazhe të artit dhe kulturës në vend.
Heineken, bashkë me James Bond sjellin këtë vit një eksperiencë unike për të gjithë fansat e tyre duke bashkuar në një fushatë të vetme marketingu të integruar magjinë e botës së aventurës dhe misterit te agjentit 007 dhe surprizat e një brandi global dhe unik siç është Heineken.

heineken

Ky partneritet ka nisur që nga viti 1997 duke përfshirë plot 7 filma të serisë James Bond; një bashkëpunim i filluar me serinë më të sukseshme të James Bond, “Tomorroë never dies”.

 Heineken gjithashtu ka qënë i perfshirë dhe në seritë e tjera siç janë “The Eorld is Not Enough’, ‘Die Another Day’, ‘Casino Royale’, ‘Quantum of Solace’ e vitit 2012 dhe ‘Skyfall’.

heineken

Kjo mbrëmjë speciale e premierës së filmit, e cila u dha mundesinë të gjithë të ftuarëve të shijonin të parët magjinë e Spectre, do të pasohet për të gjithë konsumatoret e Heineken në Shqipëri me evente te ndryshme, të gjitha nën shenjën e James Bond 007.

heineken

heineken

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)