Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të fillojë punimet në qershor, rikthehet stacioni te Ish-Treni

Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të fillojë punimet në qershor, rikthehet stacioni te Ish-Treni

Projektet për zgjerimin e hekurudhave në vend, me Durrës – Rrogozhinë – Pogradec – Lin – Maqedoni dhe linjën që do të lidhte Shqipërinë me Greqinë, që parashikon nisjen e dy trenave në ditë.

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës pritet që të fillojë punimet në muajin qershor të këtij viti, teksa brenda muajit mars parashikohet që të përfundojë procedura e tenderimit.

Lajmi u bë i ditur nga z. Thimio Plaku, drejtor i Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Transportit dhe Infrastrukturës, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë një tryeze të rrumbullakët me temë “Procesi i Berlinit: forcimi i ndërlidhjes dhe bashkëpunimit rajonal”, të organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, me mbështetjen e Ambasadës së Holandës në Tiranë.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.

Kostoja totale e këtij projekti është 92 milionë euro, 40% e të cilës është kredi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 42% janë grante dhe 18% është kontribut kombëtar.  Qëllimi i saj është rehabilitimi i 34.5 km hekurudhore midis Tiranës dhe portit kryesor të Durrësit (34.5 km) si dhe ndërtimi i 7.4 km rrugë të reja hekurudhore midis Tiranës dhe aeroportit ndërkombëtar Rinas. Aktualisht  procesi i prokurimit ndërkombëtar me dy faza është duke u zhvilluar. Afati i synuar për mbylljen e tij është muaji mars.

Z.Plaku tha se ka një zhvillim në këtë projekt. Fillimisht ai parashikohej të mbaronte në terminalin e transportit publik (ku është sot terminali i autobusëve). Por, për shkak të humbjes së pasagjerëve me largimin e stacionit të trenit, është vendosur që të zgjaten edhe disa kilometra hekurudhë, në mënyrë që vetëm terminali i pasagjerëve të jetë afër ish-stacionit të vjetër të trenit, rreth 200 metra larg parkimit të sotshëm. “Ka filluar dizajni i detajuar për zgjatjen e hekurudhës nga Terminali i Transportit Publik në Stacionin Qendror të Tiranës, me një gjatësi prej 4 kilometrash”, tha Plaku.

Në fazën e mëtejshme pritet dhe elektrifikimi i hekurudhës nga Tirana në Rinas.

Si do të zhvillohen hekurudhat

Z.Plaku tha se qeveria po punon për të shtrirë rrjetin e hekurudhave në vend, në linjë me prioritetet që Bashkimi Europian i ka dhënë  zgjerimit të tyre.

“Kemi një sërë projektesh në rrjetin hekurudhor. Bashkimi Europian, për rrugët jep deri në 20% grante, ndërsa për hekurudhat deri në 50%, pasi promovon ndërtimin e rrjeteve hekurudhore”.

Po punohet për projektin e detajuar të hekurudhës Vlorë-Hani i Hotit, i cili pritet të përfundojë në nëntor 2020. Ky projekt mundësohet nga një grant 4.5 milionë euro i akorduar nga WBIF (Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor). Pas përfundimit të tij do të aplikohet te WBIF për një grant prej rreth 50% të investimit (140 milionë euro).

Hekurudha Durrës – Rrogozhinë – Pogradec – Lin – Maqedoni, (Pan European Corridor VIII) është pjesë e rrjetit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe po punohet për ta kualifikuar si rrjet bazë deri në vitin 2023, me perspektivën për një zgjatim indikativ të Korridorit Orient/East Med TEN-T Corridor. Ka përfunduar studimi i fizibilitetit për rindërtimin e këtij korridori rrugor si dhe për dizajn paraprak të rrugës Durrës – Rrogozhinë. Më pas do të aplikohet te  WBIF për një grant prej 50% të investimit (64 milionë euro).  Ky projekt ka dalë me rezultate të mira sa i përket trafikut të pasagjerëve. Plaku thotë se problem në këtë projekt është pjesa e Maqedonisë, e cila është tepër e shtrenjtë, në rreth 600 milionë euro si dhe gjetja e një gjuhe të përbashkët për pikën e daljes nga Shqipëria, që fillimisht ishte planifikuar në Lin, por ka pasur shqetësime për ndikimin në mjedis.

Përmes një granti prej 1.7 milionë eurosh nga Banka Europiane e Investimeve (EIB) po hartohet dizajni paraprak dhe i detajuar i rindërtimit të hekurudhës Rrogozhinë – Pogradec. Më pas do të aplikohet për një grant për 50% të investimit (300 milionë euro).

Po kryhet një studim parafizibiliteti për lidhjen hekurudhore Shqipëri  – (Kapshticë/Kristalopigi) – Greqi në kuadër të programit INTERREG CBC Shqipëri-Greqi. Projekti do të përfundojë në fillim të vitit 2021 dhe më pas do të aplikohet për studimin e fizibilitetit dhe dizajnit të detajuar.

Z.Plaku tha se distancat e shkurtra hekurudhore dhe ngarkesat e vogla po pengojnë zhvillimin, ndaj prioritet janë distancat e gjata. Me leverdi shihet sidomos lidhja hekurudhore me Greqinë, e cila nëse realizohet, mund të nisen çdo ditë dy trena pasagjerësh, duke mundësuar dhe lidhjen me gjithë Europën./Monitor/ 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 10/02/2020 16:52

    Te kishim ca qereste e kishim bere uren hekurudhen etj

    Përgjigju
  • Lui: 10/02/2020 15:46

    Me fal por me sa kuptova nga ky shkrim, keta pretendojne qe te ndertohet hekurudhe ne baze te trafikut te pasagjereve?! Une nuk jam ekspert ekonomie por kaq gje e kuptoj qe hekurudhat behen ne baze te trafikut te mallrave, e pastaj mund ta shfrytezosh per pasagjere. Se nese investojne shuma te medha vetem per transport pasagjeresh, padiskutim qe ka per te dale me humbje komplet si ndermarrje. Vetem nese ia fusin cmimeve te biletave me top. Po edhe me biletat prap nuk e bejne dot se ka konkurrence ne transportin e pasagjereve te rrjetit rrugor dhe ajror per distanca te gjata.

    Përgjigju
  • Hekurudha: 10/02/2020 11:25

    Hekurudhat ne shqiperi jane shkaterruar dhe sabotuar nga qeverite ne bashkepunim. Ku jane ato vagonat qe u blene kur kishte lsi - ja ministrine. ? Kush i ka vjedh fondet per hekurudhat ??

    Përgjigju
  • redi: 10/02/2020 11:00

    Kerkesa e qeverise per trajtimin me rendesi te rehabilitimit te hekurudhes shqiptare eshte patjeter nje sukses i jashtezakonshem, qe asnje qeveri shqiptare nuk e ka arritur deri sot .Hekurudha eshte me rentabilitet ekonomik ,por fatkeqesia eshte se keshilltaret per kete problem madhor ,o ishin injorant o ishin dashakeqes si ne cdo sektor si gjoja soecialist dhe te degjohen te aftet qe nuk mungojne dhe sot.Injoranca ne drejtim eshte fatkeqesi kombetare .Mjaft

    Përgjigju
  • Eri: 10/02/2020 09:40

    Hajt inshalla me kemb t mbare kur ka vullnet cdo gje behet kjo qeveri ka dhene prova qe di te qeverise dhe ka vizion,si fillim beni Tirane-Durres tgjithen elektrike pstj tjerat me Greqine dhe Malin zi do ishte shume me leverdi per Shqiperine sesa lidhja me Maqedonin

    Përgjigju
  • Bruno: 10/02/2020 09:19

    Si perhere projekti fillon pas disa muajsh, per shkaqe rrethanore shtyhet dhe disa vite. Po te deshironi te jetoni me shpresen se do te behet votoni PS. Ne te kundert harrojeni se e keni fajin vete. Ne shtetin tone te gjitha veprat e premetuara do te realizohen por duhet me prite nja 700 a 800 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë