Forcat Ajrore kanë marrë në dorëzim helikopterin e katërt “COUGAR”. Gjatë një ceremonie në Bazëën Ajrore të Helikopterëve në Farkë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se Forca jonë Ajrore do të ketë mundësi që të kryejmë operacione të përbashkëta në bashkëpunim me komandat e NATO-s për t’i dhënë zgjidhje situatave të ndryshme
“Përfundimi i programit të modernizimit të Forcave të Armatosura me të katër helikopterët COUGAR të versionit SAR, MEDEVAC dhe Transport Trupash, të cilët operojnë me të njëjtat standarde si në ushtritë e Aleancës, si dhe me përgatitjen e pilotëve dhe teknikëve pranë kompanive me prestigj në fushën e fluturimit, do të bëjë që Forca jonë Ajrore do të jetë një vlerë e shtuar jo vetëm në garantimin dhe rritjen e sigurisë dhe të cilësisë së shërbimeve ajrore brenda vendit, por në të njëjtën kohë ne kemi mundësi që të kryejmë operacione të përbashkëta në bashkëpunim me komandat e NATO-s për t’i dhënë zgjidhje situatave të ndryshme”, deklaroi Kodheli.

Helikopteri “COUGAR”, i ndërtuar sipas marrëveshjes me kompaninë franceze “Eurocopter”, është i katërti i këtij lloji që i shtohet Forcave tona Ajrore. Ky helikopter është i variantit “Transport Trupash” dhe do të përdoret për këtë funksion, por mund të përdoret në rast nevoje edhe për transport ngarkesash apo nevoja të ndryshme specifike.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com