TEPELENE - Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:30, një zonë me bimësi e pyje, në lagjen "15 Shtatori", në Tepelenë.
Vatrat e zjarrit ishin aktive deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, kur u desh ndërhyrja e helikopterit nga Tirana. Rreth orës 05:30 ndërhyrja nga ajri bëri të mundur neutralizimin e flakëve të mbetura. Gjatë natës punuan pesë zjarrfikëse, ndërsa në ndihëm erdhën edhe 4 automjete nga Gjirokastra dhe Përmeti. Për shuarjen e flakëve asistuan edhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura.
Zjarri rrezikoi ndjeshëm spitalin e Tepelenës, depon e ujit dhe lagjen "15 shtatori", por ishte ndërhyrja e zjarrfikësve të ndihmuar edhe nga Forcat e Armatosura që bënë të mundur vënien e situatës nën kontroll. Një pjesë e banorëve të lagjes "15 shtatori" u larguan nga shtëpitë e tyre nga rreziku i flakëve.
Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar, ndërsa ka shkaktuar djegien e 3 ha pyje me shkurre.
Situata e zjarrit në kodrat e Tepelenës
Ora 07:00 Helikopteri neutralizon zjarrin në Tepelenë
Rreth orës 05:30 ndërhyrja nga ajri bëri të mundur neutralizimin e flakëve të mbetura. Aktualisht raportohet se nuk ka më vatra aktive në kodrat e qytetit.
Gjatë natës punuan pesë zjarrfikëse, ndërsa në ndihëm erdhën edhe 4 automjete nga Gjirokastra dhe Përmeti. Për shuarjen e flakëve asistuan edhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura.
Ora 06:00 Zjarri në Tepelenë, digjen 3 ha pyje me shkurre
Zjarri i rënë mbrëmë rreth orës 21:30 në kodrën pranë qytetit të Tepelenës ka shkaktuar djegien e 3 ha pyje me shkurre.
Flakët rrezikonin spitalin e Tepelenës, depon e ujit dhe lagjen "15 shtatori" ku dhe janë larguar disa banorë nga shtëpitë.
Ora 05:30 Mbërrin helikopteri nga Tirana për shuarjen e flakëve
Ora 05:00 Pritet të ndërhyjë helikopteri për shuarjen e flakëve
Vatrat e zjarrit në Tepelenë kanë qenë aktive edhe gjatë natës, por me intensitet më të dobët, pas ndërhyrjes së zjarrfikëses dhe Forcave të Armatosura.
Në orët e para të mëngjesit pritet ndërhyrja nga ajri me helikopter për neutralizimin e flakëve.
Sipas drejtorit të Emergjencave Civile, ngritja e helikopterit gjatë natës ishte mision i pamundur.
Ora 01:00 Shkak i zjarrit dyshohet një cigare e hedhur nga barinjtë
Në një lidhje telefonike per Report TV gazetari Piro Nase bëri me dije se shkak i rënies se zjarrit mund të jetë një bisht cigare e hedhur nga barinjtë e zones.
Ai sqaron se janë evidentuar 3 vatra zjarri, 1 pranë depos së ujit dhe 2 pranë banesave.
Sipas tij, distanca e zjarrit nga një depo uji është 50 metra por situata është nën kontroll.
Ora 00:40 Zjarri rrezikon spitalin dhe depon e ujit
Bëhet me dije se rrezikohet spitali dhe depon e ujit që furnizon qytetin e Tepelenës.
Në ndihmë të zjarrfikëses të Tepelenës e cila ka vetëm një të tillë, kanë shkuar edhe 2 zjarrfikëset nga Gjirokastra dhe Përmeti.
Sipas autoriteteve ajo çka mund ta rëndojë situatën është era.
Ora 00: 07 Tërmet Peci, kryetari i Bashkisë Tepelenë:Situata është nën kontroll
“Situata ishte emergjente por tashmë është nën kontroll nuk ka asnjë rrezik, rreth 3 hektar shkurre morën flakë, por u morën masa për të gjithë banorët që ishin në rrezik.
Tashmë kanë mbetur 2 vatra zjarri.Vatra ishte e madhe erdhi nga aksi i Bëmcës por mendoj se deri në mëngjes situata stabilizohet” u shpreh Tërmet Peci kryetari i Bashkisë Tepelenë gjatë një lidhje për Report tv.
/Shqiptarja.com