Pas helmimit të 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Ersid Hasanllari është larguar nga porti i drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë (AKU).
Hasanllari është emëruar drejtor Mjedisi pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), detyrë të cilën e ka marrë zyrtarisht të premten.
Sakaq, tashmë ish-drejtor i AKU-së, Ersid Hasanllari është thërritur dhe në Prokurorinë e Tiranës ditën e nesërme nga prokurori i çështjes Bledar Valikaj për tu marrë në pyetje lidhur me rastin e helmimit në Akademinë e Sigurisë.
52 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan pasi konsumuan ushqimin e ardhur nga kateringu ‘SORI-AL’. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.
AKU ka bllokuar aktivitetin e kësaj kompanie si dhe i gjobiti me 1.5 milionë lekë për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.
Komente











Drejtor Lind nuk behesh. Keshtu qe iken nga nje drentori per performance jo te mire, kalon nje drejtori tjeter pee te humbur gjurme. Madje mund te ngrihesh edhe ne detyre. Lum kush ka gjak Drejtori.
PërgjigjuPo keshtu funksionon ketu , shkarkohen per performance te dobet si drejtore ne nje institucion dhe emerohen po drejtor ne nje institucion tjeter!!!!Skandaloze! Nuk ka meritokraci nuk ka drejtesi!!! TURP!