Helmimi i ish-spiunit rus/Britania dënon Moskën, mbështetet nga BE

Helmimi i ish-spiunit rus/Britania dënon Moskën, mbështetet nga BE

Britania e Madhe arriti të sigurojë mbështetjen e vendeve të Bashkimit Europian, për të vënë përballë përgjegjësisë Moskën për helmimin e ish-spiunit rus, në Londër dy javë më parë.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian e dënuan ashpër helmimin e Sergei Skripal dhe theksuan se e kanë marrë shumë seriozisht vlerësimin e Londrës se Rusia qëndron prapa sulmit.

 “Bashkimi Evropian e merr seriozisht vlerësimin e Mbretërisë së Bashkuar se Federata Ruse, sipas të gjitha gjasave, është përgjegjëse. BE-ja shpreh solidaritet të pakufizuar me Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë përpjekjet e saj për t’i sjellë përgjegjësit e këtij krimi para drejtësisë”, thanë përmes një deklarate 28 ministrat e Jashtëm të BE-së.

Kremlini, në anën tjetër, përsëriti se Britania duhet të dëshmojë përfshirjen e Rusisë në helmimin e Skripalit dhe të vajzës së tij ose të kërkojë falje.

Britani dëboi 23 diplomatë rusë nga Londra, si përgjigje ndaj sulmit të supozuar rus ndaj ish-agjentit të tyre në Londër. Moska reagoi ashpër. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, njoftoi se do të marrë masa reciproke ndaj Londrës. 23 diplomatë britanikë pritet të dëbohen nga Rusia së shpejti.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Festa të shfrenuara me drogë e alkool, qindra të rinj nga gjithë bota mblidhen në plazhin e Delisufit në Vlorë! Pinë kokainë të pashqetësuar

Festa të shfrenuara me drogë e alkool, qindra të rinj nga gjithë bota mblidhen në plazhin e Delisufit në Vlorë! Pinë kokainë të pashqetësuar