Heminguej, dorëshkrimi që fut në
sherr “Vanity Fair” e trashigimtarët

Heminguej, dorëshkrimi që fut në<br />sherr “Vanity Fair” e trashigimtarët
TIRANE - Nuk duhet të mërziteni në qoftë se dorëshkrimi juaj është refuzuar nga revistat ose botuesit. Kjo ka ndodhur edhe me Ernest Heminguejin, autorin e famshëm të tregimit “Plaku dhe deti”. Aktualisht një dorëshkrim i tij është bërë shkak i një mosmarrëveshje në mes të trashëgimtarëve të shkrimtarit dhe “Vanity Fair”, revistës që për pothuajse nëntëdhjetë vjet më parë nuk donte ta botonte këtë dorëshkrim.
 
“I DUE FRONTI - La mia vita nell’arena con Donald Ogden Stewart” (DY FRONTET-Jeta ime në arenë me Donald Stewart Ogden”, ka qenë titulli i tregimit që u shkrua nga Hemingueji në moshën 25- vjeçare.
 
Pesë faqet e tij, shkruhen me një ton paksa humoristik, ndërsa autori e koncepton fundin e tij me festat e lumtura të pranverës. Dje në faqen e internetit të gazetës britanike “The Independent”, - drejtori i “Vanity Fair”, Graydon Carter – shprehet se “Do të doja ta botoja tekstin që mbeti i pabotuar. Por trashëgimtarët e shkrimtarit nuk binden.
 
“Në daç e besoni, në daç jo. Por Hemigueji shquhej për humor”, -thotë i biri i tij, Patriku, duke shtuar se “Ai ishte frymëzuar nga Mark Tueni. Ndërkohë i biri ka thënë se “Historia nuk ka asnjë vlerë letrare”, duke shtuar se “Prandaj unë nuk jam ndonjë tifoz i madh i “Vanity Fair”. Kjo është një revistë që synon jetën e luksit dhe nuk është e përshtatshme për mendimin elitar, më tepër sesa për kënaqësinë që të jep ngasja e një jaguari në vend të një Mini.
 
“Ne iu kushtojmë shumë vëmendje veprave të pabotuara”, shton Michael Katakis, menaxheri që merret me të drejtat e botimit të veprës së Heminguejt. “Pyetja që shtrojmë këtu është kjo, shpjegon ai: nëse po të ishte gjallë ai, a do të dëshironte për t’u botuar në një revistë si “Vanity Fair”, apo përkundrazi do t’i përkushtohej punës duke u marrë me analiza erudite sesi evoluon një shkrimtar?
 
Në fakt vendimi përfundimtar i trashëgimtarëve të Heminguejit është se dorëshkrimi do ta shohë dritën e botimit, por jo në një revistë amerikane. Ai do të botohet në vëllimin e dytë të dorëshkrimeve të pabotuara të Ernest Heminguejit që përfshin periudhën 1923-1925, i cili do të publikohet pas një viti. (Marrë nga “Corriere della serra”)
 
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës zhvillim historik! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës zhvillim historik! Debati për listat? Nuk është tagri im