Vajza nga Fier, e ftuar në ‘’Dritare me Rudinën’’, nuk përjashtoi mundësinë se personazhi i radhës që do të shënjestrohej nga ajo do të ishte Henri Çili.
“Argumenti i fundit që duhet të përdoret është se pse qëllova një grua. Do të qëlloja këdo që të ishte në atë post, çfarëdolloj gjinie që të kishte. Nuk ishte sulm ndaj Nikollës si individ, ishte sulm ndaj ministres së Arsimit për arsye se reforma që ka firmosur ajo mbështet privatin në kurriz të publikut. Qëllova Linditën jo Edi Ramën se atë e kemi njollosur me vezë dhe do të vazhdojmë me të tjerë përfshirë edhe Henri Çilin”, tha Ruko.
Mirela gjithashtu kishte një debat mbrëmjen e kaluar me Henri Çilin në emisionin ‘’Opinion’’, ku ky i fundit e quajti Mirelën ‘’Pesaxhije’’.
Ruko i është kundër përgjigjur duke i thënë se në universitetin e tij kishte shumë studentë me 5-sa që vijonin studimet.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com