Të gjithë të akuzuarit për vepra penale kundër fëmijëve dhe si dhe ata që akuzohen për dhunë në familje nuk do të lejohet më që të kërkojnë gjykim të shkurtuar dhe për pasoja ulje të dënimit me 1/3/. Nisma ligjore për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale është tashmë gati dhe është hedhur për konsultim publik.
Ministria e Drejtësisë ka bërë gati draftin pasi në procesin e Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë, qytetarët rezultuan se ishin pro ashpërsimit të dënimit për personat që kryejnë krime të rënda dhe heqjen e së drejtës të gjykimit të shkurtuar për autorët e dhunës në familje. Në propozimin për amendim të Kodit thuhet se në nenin 403, paragrafi i dytë, ku flitet për kategoritë që ndalohen së kërkuari gjykim të shkurtuar, dhe ku përfshihen vetëm ato që dënohen me burgim të përjetshëm, të shtohen edhe “për personat që kryejnë një vepër penale ndaj fëmijëve dhe që kryejnë dhunë në familje”.
Ky parashikim vjen në kuadër të parandalimit të përgjithshëm me qëllim uljen e kriminalitetit ndaj fëmijëve dhe dhunës në familje, duke shmangur uljen e dënimit automatik të dënimit. Pas vlerësimit nga qytetarët në Këshillim Kombëtar, u ndërmor nisma që të ndalohej aplikimi i gjykimit të shkurtuar për personat e akuzuar për dhunë në familje apo krime ndaj fëmijëve, sipas nenit 130/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Në relacionin shoqërues thuhet se “individualizimi i dënimit i takon gjykatës mbi caktimin e masës së dënimit brenda kufijve ligjor. Dënimi penal duhet të jetë në funksion të rehabilitimit social të autorëve të veprave penale dhe ulja e dënimit nuk duhet të jetë një përfitim i padrejtë i cili nuk i shërben drejtësisë penale”.
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 3189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor, 20:15
-
Në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje, 2 të arrestuar në Vlorë
14 Dhjetor, 11:48
-
Arrestohet bashkëshorti i këngëtares së njohur shqiptare, dyshohet për dhunë në familje
13 Dhjetor, 18:55
-
Tiranë/ Grabitje, mashtrim, aksident me vdekje dhe dhunë në familje, 10 të arrestuar në 24 orë
12 Dhjetor, 16:30
-
Tiranë/ Dhunonte bashkëshorten dhe e kanoste se do e vriste, në pranga 65-vjeçari! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
7 Dhjetor, 16:59
-
Emigrantët nuk sjellin vetëm të ardhura, por dhe dhunë në familje! Avokati analizon shifrat e Gjykatës së Fierit: Më shumë urdhër-mbrojtje lëshohen në fundvit
7 Dhjetor, 12:50
-
Vendimet e Qeverisë, Ismail Shehu lirohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e zëvendëson Eduard Ahmeti
4 Dhjetor, 18:42
-
Kompensimi i ish-pronarëve ende larg! Duhen edhe 4 vite për mbi 5 mijë dosje në proces
4 Dhjetor, 15:49
-
Shtyhet kompensimi i pronarëve, drafti: Afati për shqyrtimin deri në 2027, për paratë deri 2028
3 Dhjetor, 07:48
-
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
2 Dhjetor, 15:29
-
Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci
25 Nëntor, 18:37
-
Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh
25 Nëntor, 16:44
Tallet min.e drejtesise me kete propozim?! Heqja e gjykimit te shkurtuar duhet bere per te gjithe sistemin,per te gjithe te akuzuarit,pa perjashtim!
Përgjigju