Pasditen e sotme Prokuroria e Përgjithshme ka depozituar në KQZ kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit të PDIU në Elbasan Aqif rakitit dhe deputetit të LSI në Berat, Gledjon Rehovica për shkak se prekeshin nga ligji për dekriminalizimin.
Tashmë është në dorën e KQZ nëse këtyre deputetëve do tu hiqet ose jo mandati, në lidhje me këtë burime për Report Tv pranë KQZ bëjnë me dije se ditën e nesërme do të ketë një mbledhje mes anëtarëve të KQZ për të vendosur se si do të procedohet për këtë rast.
Kërkesa e Prokurorisë për KQZ është bërë pasi dy deputetët nuk kishin deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ishin ndaluar për vjedhje në Itali dhe se kanë përdorur edhe emra të tjerë.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com