![1697621910_mete.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1697621910_mete.jpg)
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete është pyetur nëse është hequr dorë nga amnistia fiskale si një kriter për të nxjerrë Shqipërinë nga lista gri e pastrimit të parave. Mete tha se puna për ta nxjerrë Shqipërinë nga lista gri po vazhdon dhe sipas tij është detyrim për të realizuar këtë gjë, e kur të arrihet do të jetë lajm i mirë. Sa i përket heqjes dorë nga amnistia fiskale, ministri shtoi se kjo do të diskutohet me ndërkombëtarët dhe deri më tani sa i përket kësaj nuk ka asnjë zhvillim.
“Puna për ta nxjerrë Shqipërinë nga zona gri po vazhdon, nuk është lajm që po punohet për këtë. Është detyrimi ynë dhe ka pasur një angazhim ndërinstitucional serioz për të arritur këtë dhe kur të arrihet do të jetë një lajm i mirë për të gjithë. Amnistia fiskale ka qenë një iniciativë që siç është thënë edhe më parë do të diskutohet me partnerët. Nuk do të merren veprime që mund të bien ndesh me praktika të ngjashme që mund të jenë marrë në vende të tjera dhe unë nuk mund të them asgjë me tepër nga ajo çfarë është thënë më parë” tha ministri.
Lajmi kryesor:
Ndryshon buxheti 2023, rishpërndahen 46 mld lekë! Për rindërtimin 12 mld lekë, fermerët përfitojnë 1.8 mld lekë për naftën dhe skemat mbështetëse
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Emetohet eurobondi 650 mln euro me interes 5%! Shlyerje deri në vitin 2035
14 Shkurt, 14:37
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj: Do t’i ndihmojë shumë fermerët, bankat frikësohen të japin kredi, pasi shihet sektor me risk
7 Shkurt, 14:15
-
Plani i të ardhurave vjet, nuk u realizua me 45 mln euro! Më 2024 u mblodhën 659 mln euro më shumë se më 2023, zhvlerësimi i euros ndikoi negativisht
2 Shkurt, 16:50
-
Shpresë për eksportuesit! Euro 'ngre kokë' për herë të parë prej gushtit të 2024-ës
29 Janar, 15:22
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Pesë vite pas tërmetit, 105 familje pastrehë në Mirditë! Kryebashkiaku: Ministria e Infrastrukturës na ka premtuar se rindërtimi do të rifillojë në 2025
2 Janar, 15:38
-
Tërmeti i 26 nëntorit/ Hidhet shorti për shtëpitë e rindërtuara në Kombinat
30 Dhjetor 2024, 15:54
-
‘Çfarë po hamë?!’ Siguria ushqimore, Tabaku akuzon: Produktet tona mrekulli, por pesticidi po i shkatërron, socialistët burim i varfërisë! (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 17:00
-
Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars
28 Dhjetor 2024, 18:34