Heroina brenda kamionit në Durrës/ Krimet e Rënda lenë në burg shoferin, hetime për të përfshirë të tjerë

Heroina brenda kamionit në Durrës/ Krimet e Rënda lenë në burg shoferin, hetime për të përfshirë të tjerë

Bledar Shqarthi, shoferi i kamionit ku u kap heroina në Durrës

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Bledar Shqarthin, i cili pak ditë më parë u kap në Portin e Durrësit me 4 kilogramë heroinë.

Shqarthi nuk pranoi të flasë në Gjykatë duke thënë se shpjegimet do t’i japë në një moment të dytë. Prokuroria vijon hetimet ku dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Bledar Shqarthi u arrestua 3 ditë më parë në Portin e Durrësit,(Lexo këtu),  pasi gjatë një kontrolli, qeni anti-drogë arriti të pikaste 4 kilogramët e heroinës që dyshohet se do imbargoheshin në tragetin e linjës Durrës-Ankona. Destinacioni i drogës ishte Ancona dhe më pas Italia e Veriut. Droga e kapur kishte një vlerë në treg prej 80 mijë euro. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë