“Heronj” modernë të demokracisë sonë liberale
Deputeti Ervin Salianji i "Rithemelimit" sot ne Kuvend
Demokracia liberale është i vetmi sistem i shpikur dhe i provuar nga njerëzimi deri më tani, që më shumë se çdo sistem tjetër, shpalos dhe lë hapsirën e duhur për manifestimin e natyrës njerëzore me të gjitha ngjyrat dhe format. Dhe të njohësh sa më mirë natyrën njerëzore, është një luks. Ja pse, të gjithë ne shqiptarët, duhet të këmbëngulim me pasion dhe përkushtim që të jemi pjesë e kësaj familjeje: Pjesë e familjes së demokracisë liberale perëndimore!
Në demokracinë liberale, në pluralizmin e mendimit, në lirinë e medias dhe pluralizmin e realiteteve mediatike, në lirinë e tregut, individi ka mundësinë të shpalosë më të mirën e tij, por në të njëjtën kohë, edhe më të keqen e tij. Në liri dhe vetëm në liri, ne shfaqim më të mirën dhe më të keqen tonë, sipas rastit që ne përfaqësojmë, sipas asaj që ne kemi ndërtuar individualisht. Disa arrijnë të fshehin, të manipulojnë, të mos tregojnë, atë që në të vërtetë janë, por manipulimi, fshehja nuk mund të jetë asnjëherë e gjatë dhe e përhershme: Çdo lumë mund të bëjë të gjithë devijimet që dëshiron, por përfundimi i tij në detin e madh, është i pashmangshëm. Po kështu, edhe natyra jonë përballë të së vërtetës.
Thonë që kjo vlen si për individë, ashtu dhe për organizata, sisteme, shtete. Përgjatë demokracisë sonë liberale, me gjithë problematikat, defektet, pengesat, deformimet, në gjithë këto vite, kemi mundur të shohim gjithëçka dhe këdo në të gjithë metamorfozën individuale, politike dhe shoqërore.
Edhe sot. E njëjta gjë.
Në këto raste, më shumë se mijëra fjalë vlejnë pamjet, imazhet, transmetimet Live, të cilat, me gjithë dritëhijet e një media jo perfekte, e kanë shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga shumë situata, nga shumë manipulime, nga shumë intriga. Përmes transmetimeve Live, ne të gjithë kemi mundur të shohim më qartë, të rikthehemi e të kuptojmë më mirë, të bëjmë stop, të bëjmë play e riplay, e të nxjerrim përfundimet tona dhe, në fund të fundit të zgjedhim përmes fjalëve dhe veprimet e të tjerëve, por me kokën tonë, se kush janë e do të jenë “heronjtë” tanë modernë.
a.m./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy standardet/ Në 2009 nismë për lejimin e martesave gay, sot Berisha kopjon Trump: Vetëm 2 gjini, dënim për ata që përmendin Prindin 1 dhe 2
29 Janar, 21:51
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Adriatik Doçi: Faktet/ Berisha propozoi ligj për martesat gay pas takimit me Soros, sot propozon të kundërtën nga halli i non gratës
29 Janar, 16:55
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq
28 Janar, 22:55
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Beqiri në Report Tv: Për 21 janarin ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin! Çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen
28 Janar, 18:44
-
'Babalja'/ Relatori për çështjen e Ervin Salianjit, PD sulmon sërish Gjykatën e Lartë: Manipuloi procesin, i zhvendosni ligjet sipas dëshirës
28 Janar, 16:04
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
"Herojt"jane te lodhur duke shkaterruar
PërgjigjuOk e kane protesten me thyerje djegje e ku ta di une.Duhet te kete nje komision per te verifikuar demet dhe me pas te mbahet ne vlefte leku tek organizatoret e protestes ose ne parlament prej deputeteve qe demtojne pasurine e shqiptareve.Ky duhet te kaloje dhe ne ligj.
PërgjigjuNe fillim duhet te kete demomraci dhe me pas le te jete ose jo liberale.
Përgjigju