Hervin Çuli: Duhet bërë
një dramë për Enver Hoxhën

Hervin Çuli: Duhet bërë<br />një dramë për Enver Hoxhën
TIRANE- Ka përfunduar dje në mesditë në Tiranë takimi mbarëkombëtar për dramaturgjinë shqipe. Krijimi i Forumit të Dramaturgëve Shqiptarë, Krijimi i Komisionit të Leximit nëpërmjet laboratorit të dramës dhe Krijimi i Festivalit Mbarëkombëtar të dramës shqipe që është menduar të jepet një vit në Tiranë dhe një vit në Prishtinë; këto janë disa nga konkluzionet që solli takimi mbarëkombëtar dyditor në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Naser Shahrolli nga Kosova ka hedhur propozimin që festivali mbarëkombëtar i teatrit të zhvillohet një vit në Kosovë e një vit në Tiranë.

Propozimi i tij u mbështet nga drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, i cili mbështeti edhe idenë e disa dramaturgëve se duhet të bëhet një dramë për figurën e Enver Hoxhës. Pas debateve, propozimeve dhe ideve të trajtuara në dy ditët e takimit për dramaturgjinë shqipe me regjisorë e dramaturgë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Hervin Çuli ka marrë përsipër të realizohen disa nga propozimet. Njëra nga nismat që pretendon të realizohet së shpejti është që “të ndërtohet një sit i dramës shqipe, ku do të jenë të ftuar të gjithë dramaturgët. “Do t’i kërkoj ministres së Kulturës të ndihmojë për mbështetjen e festivalit mbarëkombëtar të dramës shqipe që të jepet një vit në Tiranë dhe një vit në Prishtinë”, tha Çuli.

Gjithashtu, drejtori i Teatrit Kombëtar ka premtuar se do të fus në organigramën e Teatrit Kombëtar një ose dy vende dramaturgësh me kontrata gjashtëmujore. Çuli tha se “do të kërkojë fondin për një workshop laborator të dramës shqipe që ta zhvillojnë në Prishtinë. Hervin Çuli thotë se “unë personalisht nuk jam i bindur, por më pëlqen ideja se Teatri Kombëtar nuk është i vetmi institucion që mbështet dramën shqipe. Unë do të tentojë që të shpallë temë. Më pëlqen ideja të shpall temë. Kam bërë një sondazh në Teatrin Kombëtar dhe kam dalë në konkluzionin se duhet bërë një dramë për Enver Hoxhën. Gjejeni një biografi të Enver Hoxhës dhe bëjeni me mënyrën tuaj. Unë e di që e kam një dramë për të, por nuk më duhet një, më duhen disa dhe do të zgjedh më të mirën. Publiku ka ndjeshmëri ndaj Enver Hoxhës, ndaj kësaj figure”.

Gjithashtu u vendos se do të ketë edhe një gazetë për tetarin, që do mbaj emrin “Albatros”, ku të postohen veprat dhe mendimet kritike, dhe sipas Çulit të ketë mundësi oponence. Hervin Çuli tha se “Mbas çdo premiere në TK do jetë në sitë e një debati artistik, skaneri përfundimtar i çdo premiere. Do të ketë duel pas çdo shfaqjeje”.

Kritiku Josif Papagjoni i cilësoi juritë përzgjedhëse të korruptuara, foli për drama me cilësi të dobët, për autorë që i janë larguar publikut, për regjisorë që s’kanë besim të drama shqipe, e dramaturgë që s’kanë besim të regjisorët. Dramaturgu Fadil Hysa vërejti se ka degjeneruar arti kombëtar, e në të ka pasur plagjiaturë e imitim, ndaj publiku e ka braktisur teatrin. Idenë e Papagjonit e Hysës për regjisorë kopjacë që nuk duan dramën shqipe e kundërshtoi regjisorja Sesilia Plasari: “Kopjojmë? Mbase, por nuk duhen bërë përgjithësime. Mos i shihni regjisorët si mjeranë. Qasja ndaj të huajës është e lavdishme kur përzgjidhet e punohet me kujdes e dashuri”.

Shkrimi u publikua sot (17.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan