Protesta e opozitës me akte dhune dje para Kryeministrisë nuk do të mbetet në memorien e shqiptarëve vetëm për dhunën, por edhe për momentet komike. Një ndër fotot e cila është bërë virale është ajo e një militanti i cili mori një shufër hekuri në dorë, që ngjan si shtizë dhe e lëshoi në drejtim të Kryeministrisë. 

Protestuesi i djeshëm në tubimin e opozitës, që është shkrepur në çastin e duhur për nga pozicioni i marrë, por në vendin e gabuar që kishte zgjedhur për 'sheshbetejë', nuk i ka shpëtuar ironisë së shumë qytetarëve që në rrethana të ndryshme janë munduar të “kapin” foton e duhur në një moment mbase jo ideal, por gjithsesi tërheqës dhe shumë argëtues. I tillë është edhe rasti i Altin Prengës.

Me një inskenim personazhesh historikë, Altini i 'Mrizit të Zanave' ka sjellë një version komik të momentit të fiksuar në foton e djeshme para Kryeministrisë, por me një ndryshim duke zgjedhur si sheshin e betejës Nivicën mes bukurisë së natyrës.

Protestuesi me shtizë sulmon Kryeministrinë
Altini i 'Mrizit të Zanave' në Nivicë duke imituar 'spartanin' e opozitës