Heshtja e PD, 'bindet' Berisha
'S'duam destabilizim të bankave'

TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dhënë prononcimin e tij të parë, si dhe reagimin e parë nga opozita, lidhur me vjedhjen e thesarin në Bankën e Shqipërisë. Në fakt kanë qenë miqtë e tij në rrjetin social në Facebook, të cilët kanë insistuar me pyetjet e tyre lidhur me skandalin e vjedhjes së thesarit.

Pyetjes së tyre për një reagim lidhur me këtë ngjarje si dhe faktit se ishte vetë Berisha që e zgjodhi për dy mandate rradhazi atë në postin e Guvernatorit si dhe të ndonjë implikimi të mundshëm të tij në këtë skandal, ish-kryeministri i është shmangur.

FANSAT NE FB

Teksa e cilëson këtë akt si një krim të rëndë, për Berishën, më e mira do të ishte të mos ushtrohej presion ndaj sistemit bankar, për të mos rrezikuar sipas tij ndonjë destabilizimi të mundshëm.

Sipas tij, opozita ka mbajtur qëndrimin për të mos u prononcuar, pikërisht për të mos destabilizuar sistemin bankar, dhe për të mos rrezikuar kështu kursimet e qytetarëve në llogaritë e tyr e bankare.

“Pershendetje. Ju keni te drejt per pyetjen qe shtroni.Une ju siguroj se vjedhjen e parave ne BSh e konsideroj nje krim te rende te shemtuar qe duhet ndeshkuar me te gjithe forcen e ligjit.Nga ana tjeter ky krim i shemtuar eshte zbuluar dhe denoncuar nga vet Banke e Shtetit ne prokurori dhe kjo e fundit ka nisur nje hetim te plote ,dhe deri tani jane arrestuar 7 punonjes te Bankes .Sikunder duke denuar pa hezitim kete akt te shemtuar kerkojme nga organet e drejtesise hetimin dhe qendrimin me te rrept ligjor per autoret dhe pergjegjesit e tij. Se fundi,mendoj se eshte ne interesin e cdo qytetari qe ka depozita bankare ne sistemi bankar te vendit qe te shmanget presioni mbi bankat dhe cdo akt tjeter destabilizues ndaj sistemit bankar. Eshte qendrimi yne i prere si opozite te mos nxisim ne asnje rast destabilizim te bankave sic beri Edi Rama ne vitet 2008-2009,me shprese se do falimentonte ndonje banke,dhe nxiste terheqjen e kursimeve nga bankat e vendit. Kete ne nuk e bejme sepse kjo do ishte goditje shume e rend per te gjithe ata qe kane vendosur kursimet e tyre ne sistemin tone bankar.Kete qendrim ne menyre te perseritur e kam shprehur ne fb per te gjithe ata qe kane pyetur apo kan kerkuar qendrimin tim,me respekt sb” iu përgjigjet Berisha komentuesve në Facebook.

Ky është reagimi i parë i opozitës, dhe i vetë Sali Berishës lidhur me vjedhjen në Bankën e Shqipërisë, paçka se i nxitur nga komentuesit në rrjetet sociale. 

BERISHA FB

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Poli Hoxha: Nuk mendoj se Rama merr më shumë se 68 mandate! Nëse bashkohen, partitë e vogla marrin 30%, Berisha duhet të bëhet ‘qingj’

Poli Hoxha: Nuk mendoj se Rama merr më shumë se 68 mandate! Nëse bashkohen, partitë e vogla marrin 30%, Berisha duhet të bëhet ‘qingj’