MIRDITE - Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Fanë duke shfrytëzuar postin ka dhënë shpërblime për personelin me tarifa të cilat janë në kundërshtim me ligjin. Mbi këto akuza, policia e Mirditës nisi procedimin penal ndaj 44-vjeçarit Gjon Ll për shpërdorim detyre.

Materialet e mbledhura nga policia i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.