TIRANE- Shtatë të arrestuarit në operacionin që zbuloi laboratorin e kanabisit ne Durrës, paralelisht me akuzat për trafik droge dhe grupit të strukturuar kriminal, po hetohen edhe për pastrim parash. Nëpërmjet ligjit “Antimafia”, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimet ndaj biznesmenëve që financonin ritjen e drogës dhe më pas trafikimin e saj në disa shtete të Europës.
Sipas akuzës, për llogari të këtij hetimi, prokuroria i është drejtuar të gjithë bankave të nivelit të dytë në vend, QKR-së dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të identifikojnë pasurit e të arrestuarve. Krahas verifikimit të llogarive bankare, bizneseve të mundshme dhe pronave, mësohet se prokuroria kërkon edhe verifikimin e pasurisë së personave të afërm të të arrestuarve.
/Shqiptarja.com