Hetim për dy kryebashkiakët e PD-së, Bardhi: Ne nuk trembemi, në këmbë për të ndaluar 30 Qershorin

Gazmend Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike përmes një deklarate për shtyp ka reaguar pas vendosjes nën hetim të dy kryebashkiakëve të PD-së, të Lezhës dhe të Mallakastrës për pengim të zgjedhjeve dhe thirrjeve për dhunë.

Sipas Bardhit procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj, është një goditje e rëdë për demokracinë.

Më pas sekretari i Përgjithshëm i PD ka thënë se deri më tani Partia Demokratike ka treguar vetëpërmbajtje por sipas tij në fund ata nuk harrojnë. Më pas sekretari i PD-së ka deklaruar se pavarësisht shantazheve që vijnë nga Rama, opozita nuk trembet, po ashtu as kryebashkiakët demokrat që sipas tij janë legjitim pavarësisht se nuk do të hyjnë në zgjedhjet lokale.

Për sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit Bardhi vijon të theksojë idenë e opozitës për të mos lejuar zhvillimin e tyre. Ai ka deklaruar se PD së bashku me mbështetësit e tyre do të jenë në këmbë për të ndaluar atë që ata e quajnë 'krimin elektoral' të Edi Ramës në 30 Qershor.

Fjala e plotë e Bardhit:

"Tentativës së dështuar për të kryer votime moniste dhe të paligjshme, Edi Rama po i shton edhe tentativën për të rikthyer në Shqipëri dënimin e kundërshtarëve politikë për agjitacion e propagandë. Kushdo që nuk mendon si ai, kushdo që refuzon farsën kriminale dhe antikushtetuese të 30 Qershorit, kushdo që nuk bëhet pjesë e grushtit të shtetit që po realizon, procedohet nga Policia dhe Prokuroria e tij e kriminalizuar me urdhër politik. Procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, pse ato mendojnë ndryshe nga Edi Rama dhe kanë deklaruar se do të zbatojnë Dekretin e Presidentit, është një goditje e rëndë ndaj demokracisë dhe një akt i fortë provokimi ndaj opozitës. Partia Demokratike ka treguar deri më tani vetëpërmbajtje. Partia Demokratike ka treguar deri më tani përgjegjshmëri, për të ruajtur rendin kushtetues dhe stabilitetin demokratik të vendit. Partia Demokratike nuk ka rënë pre e provokimeve kriminale të Edi Ramës dhe banditëve të tij me unifromë. Por ne as nuk shantazhohemi, as nuk trembemi, as nuk tolerojmë dhe as nuk harrojmë Kryetarët e Bashkive që drejtohen nga opozita, janë në ushtrim të përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe ligjore. Ata do të vazhdojnë t’i binden vetëm ligjit. Asnjë presion nuk i tremb. Asnjë procedim nuk i ndal. Në 30 Qershor ligjërisht nuk ka zgjedhje.Në 30 Qershor qytetarët janë në të drejtën e tyre të mos pranojnë diktaturën autokratiko-kriminale të Edi Ramës.Në 30 Qershor në paligjshmëri është vetëm Edi Rama dhe banda e tij. Aktet dhe veprimet kundër qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës, si këto kundër kryebashkiakëve Frrokaj dhe Kapllanaj, do të marrin përgjigjen e merituar.Kushdo që po përdoret si vegël represioni ndaj opozitës, me apo pa uniform, do të përgjigjet ligjërisht dhe personalisht, për sulmin që po i bën opozitës dhe qytetarëve, për llogari të pushtetit kriminal të Edi Ramës.Nuk do të ketë asnjë zgjidhje të krizës pa u liruar të gjithë ato që mbahen sot padrejtësisht në burg.Ata do të trajtohen si të burgosur politik dhe do të përfitojnë të gjitha të drejtat që burojnë nga ky status.Vendin e tyre në burg do ta zënë banditët, me apo pa uniformë, që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës. Vendin e tyre në burg do ta zërë Edi Rama, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe e gjithë banda e hajdutëve të zgjedhjeve dhe të shqiptarëve.Nuk do të ketë asnjë zgjidhje të krizës pa u pushuar të gjitha procedimet politike për pjesëmarrje në protestë apo për zbatimin e Dekretit të Presidentit, që bëjnë veglat e Edi Ramës ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës. Ne jemi në këmbë, së bashku me qytetarët, për të ndaluar krimin elektoral të Edi Ramës në 30 Qershor! Shqiptarët janë të vendosur të mbrojnë demokracinë dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre!. "

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KALDAISTI REXHEP LEKA [ KEPI ]: 26/06/2019 17:54

    O gazment ZIU po provoje e do shikosh sa kile vjen o skile. Populli Shqiptar sështë budalla e frikacak që të trëmbet nga një langaraq si ty nga një byth lëpirës. Në 30 qershor do ta njohësh POPULLIN SHQIPTAR. E mbas 30 qershorit mer ktë rakun tim e mbaje në goj o gazment karalloi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës