TIRANE - Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj 5 punonjësve të Bashkisë së kryeqytetit, pasi ditën e sotme kanë kryer punime në një sektor të Tiranës, të papajisur me leje për zhvillimin e ndryshimeve të infrastrukturës në këtë segment rrugor.
Sipas policisë, 5 punonjësit janë ndaluar teksa po punonin në ndërtimin dhe zhvendosjen e një semafori në rrugën “Asim Vokshi” në Tiranë duke prerë pemët, dëmtuar trotuarin dhe ndërhyrje të tjera në këtë rrugë.
Po ashtu bëhet e ditur se punimet kanë vijuar edhe pa vendosjen në dijeni të INUK, ku në një distancë rreth 35 metra në trotuar, janë hequr pemët, pllakat e trotuarit, bordurat e betonit, duke mos zbatuar rregullat e sigurimit teknik gjatë punimeve.
Lidhur me shkeljet e mësipërme, policia ka nisur hetimet për 5 punonjësit e Bashkisë të akuzuar për veprën penale të “Shkatërrim i rrugëve” dhe “Prerja e drurëve dekorative dhe frutorë”. Ndër të tjera bëhet e ditur se nën hetim janë edhe Fatmir Nezaj Drejtor të Planifikimit dhe Bujar Elezi, Drejtor të Menaxhimit të Shërbimeve, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Në komunikatën për shtyp të policisë së Tiranës, theksohet ndër të tjera se për të realizuar këto punime, duhet paraprakisht një leje zhvillimi e infrastrukturës, mbi projektin e transportit multimodal, leje e cila miratohet nga Këshilli i Rregullimit të Territorit dhe Kryetari i Bashkisë.
Ditën e sotme policia e Tiranës, ndërpreu punimet në segmentin rrugor “Asim Vokshi” ndërsa ndaloi 5 punonjësit e Bashkisë. Nga ana tjetër nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo, në një dalje për shtyp, akuzoi rastin në fjalë, duke akuzuar se këto punime janë ndërprerë sipas tij për shkak të aferave klienteliste.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com