VLORE - Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar ditën e sotme zyrën e kryebashkiakut të qytetit bregdetar Shpëtim Gjika ku ka ushtruar kontrolle në lidhje me procesin e hetimeve të hapura ndaj tij.
Mëngjesin e sotëm, 3 prokurorë dhe 2 oficerë të policisë gjyqësore kanë zbatuar edhe masën e sekuestros preventive ndaj zyrës së Gjikës. Burime pranë bashkisë së Vlorës bëjnë me dije se prokurorët për të hyrë në zyrën e kreut të bashkië kanë shkelmuar derën e zyrës, e cila ishte e mbyllur me çelës.
Prokurorët kërkuan në në zyrën e Gjikës librin e protokollit për mbledhjet e KRRT së Vlorës. Në fakt ky libër duhej të ishte në zyrën e arshivës, por në momentin e arrestimit, kryebashkiaku ka bërë të ditur se libri gjendet në zyrën e tij.
Por pas orë kontrollesh të ushtruar nga hetuesit në zyrën e kryebashkiakut, mësohet se nuk është asnjë dokument. Sipas Prokurorisë, pavarësisht se Gjika ka deklaruar me shkresë zyrtare para arrestimit se i ka në zyrën e tij, hetuesit nuk kanë arritur të gjejnë asnjë dokument.
Ky fakt konfirmohet edhe nga një prej avokatëve të Gjikës, Kastriot Brahimuçaj.
"Dera u hap me forcë, nëpërmjet përdorimit të forcës, që do të thotë se dera u thye."
U mbajt një procesverbal për këtë hapje? - U mbajt patjetër sepse prandaj ishim ne të pranishëm.
Domethënë përfundimisht nuk u gjet libri i famshëm që kërkohej, libri i procesverbalit të mbledhjes që u tha dhe u diskutua publikisht? - Libri i famshëm i mbledhjes që u tha nuk u gjet përfundimisht, përfundimisht nuk ka mbaruar sepse prokuroria do vazhdojë hetimet sepse e ka detyrë ligjore atë dhe nuk varet as nga mua as nga prokurori i çështjes." tha avokati Brahimuçaj
Sakaq, po sot me vendim Gjykate, është sekuestruar edhe pallati 11-katësh për të cilin akuzohet Kreu i Bashkisë Shpëtim Gjika se ka falsifikuar lejen e ndërtimit.
Kreu i Bashkisë së Vlorës akuzohet se ka falsifikuar dokumentet në lidhje me lejen e dhënë për një pallat 11-katësh, në vitin 2011. Në rivlerësimin e masës së sigurisë, Gjykata vendosi këtë të dielë ta ndryshojë atë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”, masë kjo e dhënë në spitalin amerikan, ku Gjika qëndron prej 5 ditësh pas problemeve në zemër dhe tensionit të lartë.
Por nga ana e saj Prokuroria ka hedhur dyshimet se sëmundja mund të jetë përdorur nga Gjika për t’i shpëtuar arrestit me burg. Kjo pasi sipas Prokurorisë ende nuk ka ardhur kartela shëndetësore e kryebashkiakut.
Së bashku me Gjikën, të premten u arrestuan edhe drejtoresha e urbanistikës së Vlorës Doriana Sulaj dhe biznesmeni Artur Haxhi ku pas kallëzimit të shtetases Sadete Osmani në vitin 2013 hetimi nxori në pah skandalin e tjetërsimit të pronës dhe ndërtimin e paligjshëm të pallatit 11 katësh.
/Shqiptarja.com

FOTO