TIRANE- Ministria e Drejtësisë ka kërkuar në Komisionin e Ligjeve ndryshim të ligjit për marrëdhëniet juridisksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale bëhet fjalë që aktet e përkthyera deri tani janë në kompetencë të prokurorise t’i kalojnë ministrisë së Drejtësisë pasi sipas ministrisë prokuroria nuk arrin t’i përkthejë në kohë
Pr/ligji nisi diskutimin sot në komisionin e Ligjeve.
Relatori i çështjes, deputeti i PD-së Dashnor Sula vlerësoi pr/ligjin si mjaft të rëndësishëm dhe zgjidh "konfliktin e hershëm mes prokurorisë dhe ministrisë së Drejtësisë për burimet financiare për hetimet jashtë vendit".
Deputeti Enkelejd Alibeaj është treguar skeptik ndaj ketyre ndryshimeve me argumentimin se dhënia e këtyre kompetencave në 2009 prokurorisë zgjidhi një konflikt te hershëm mes dy institucioneve. “Përkthimi i 10 mijë akteve iu la pa të drejtë ministrisë së Drejtësisë, ”- tha Alibeaj.
I pyetur nga deputeti i PS-së Bashkim Fino "a është marrë mendimi i prokurorisë për ndryshimin e kompetencave", përfaqësuesi i ministrisë së Drejtësisë tha "Jo" dhe shprehu shqetësimin se prokuroria nuk i sjell materialet. “Na duhet të bëjnë thirrje gjithë kohës.”- tha ai.
Opozita është shprehur që t’i jepen prokurorisë burimet financiare dhe njerëzore për të përmbushur detyrën, si edhe për këto ndryshime të konsultohen edhe me prokurorinë .
Me konsensusin e PD e PS shqyrtimi i pr/ligjit u shty për herën tjetër pasi ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë të konsultohen me ato të Prokurorisë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com