Hetimet për CEZ, Kuvendi letër prokurorisë: Në çfarë faze janë hetimet, na informoni

Hetimet për CEZ, Kuvendi letër prokurorisë: Në çfarë faze janë hetimet, na informoni

Nue Kalaj

Kuvendi i Shqipërisë kërkon nga Prokurorisë së Tiranës informacion se ku kanë ngelur hetimet mbi çështjen “CEZ”, për të cilën Kuvendi ngriti një komision hetimor dhe më pas depozitoi kallëzim në prokurori.  Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjoncaj i dërgoi një letër zyrtare drejtueses së kryeprokurores së Tiranës.

“Duke qenë se afati 3 mujor për zgjatjen e afatit të hetimeve i vendosur nga Gjykata ka përfunduar me datë 31.10.2018. Kuvendi i Shqipërisë në cilësinë e palës së interesuar në këtë proces, kërkon të na informoni në lidhje me stadin ku ndodhet hetimi i kësaj çështje, si dhe të na vini në dispozicion kopje, ekstrakte ose vërtetime të akteve të veçanta që dispononi,” shkruhet në kërkesë.

Hetimet mbi çështjen e shumëpërfolur “CEZ”, mbahen peng nga dëshmia e biznesmenit kosovar Nue Kalaj, të cilin policia kosovare nuk po e gjen dot.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë