Tërmeti/ 9 ndërtues e zyrtarë në pranga! 9 në kërkim, mes tyre 2 ish-kandidatë të LSI për deputetë! 7 arratisen jashtë vendit! Akuza dhe për vrasje (VIDEO)

DURRËS- Kur po bëhen tre javë nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit që la pas 51 viktima, kanë nisur arrestimet e personave përgjegjës për sigurinë e ndërtesave që u shembën. Prokuroria e Durrësit lëshoi mbrëmë 18 urdhër arreste për zyrtarë, ndërtues, inxhinierë dhe specialistë. Nga veprimet e hetimore ka rezultuar se dëmtimet, shembjet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Nëntë persona janë arrestuar deri tani, nëntë janë në kërkim, teksa disa prej atyre pas tërmetit janë larguar jashtë vendit. Të arrestuarit janë Arben Isaku, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar për "Shpërdorim detyre”. Për shembjen e pallatit 6-katësh në lagjen nr. 6 ku vdiqën dy persona janë arrestuar; -Klajdi Lame 32 vjeç, inspektori i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik, Albrend Qetka 35 vjeç në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës dhe Defrim Celami 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik, të tre të dyshuar për shpërdorim detyre. Kujtim Hasa 53 vjeç u arrestua në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme ku vdiq kryekomisari Bajram Hajdarmataj, i dyshuar për vrasje me dashje. Gjithashtu po për shembjen e kavaleshencës është arrestuar edhe Ahmet Doda 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Rruzhdi Xheka 79 vjeç, ndërtues dhe pronari i “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 persona është arrestuar si i dyshuar për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. Në pranga ka rënë edhe ndërtuesi i hotel “Hotel Tropikal” Avdulla Osmani 61 vjeç. Sipas policisë në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në mënyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 vëllezërit kosovarë, Osmani është i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. Personi i nëntë i arrestuar është Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila sipas policisë me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ndërkohë që deri tani janë shoqëruar rreth 30 ndërtues, inxhinierë dhe zyrtarë të cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre mund të jenë bërë shkak për humbjen e jetëve nga tërmeti tragjik. Ndaj tyre rëndon akuza e vrasjes me dashje në mënyrë indirekte. Në shënjestër të hetimeve janë ndërtesat, shembja e të cilave la pas viktima, si Konvaleshenca, hotel Mira Mare, hotel Tropikal, Vila Palma, pallati 6-katësh, por edhe ndërtesat e tjera të dëmtuara që janë shpallur pabanueshme.

Të arrestuar
1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale "Shpërdorimi i detyrës”. 

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. 

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. 

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja    me    dashje”. 

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. 

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. 

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera    cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës    penale    “Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Tetë persona në kërkim, mes tyre dy ish-kandidatë të LSI-së për deputetë
Ndërkohë që për 9 persona që janë në kërkim vijon puna për t'i prangosur, 7 prej të cilëve janë larguar jashtë vendit një ditë pasi ra tërmeti. Për Lutfi Minxhozin nga policia e shtetit nuk kemi të bëjmë me dekonspirim, pasi ata që u larguan jashtë vendit dhe që tani janë shpallur në kërkim "nuk kanë pasur dijeni për hetimin, njëri është larguar para tërmetit, të tjerët edhe për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar". Mes personave në kërkim janë edhe Arben Qato së bashku me gruan Dëshira Qato, pronarë të Vila Palma. Po ashtu në kërkim është edhe Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNI-t Durrës. Të dy si Gjuzi dhe Qato kanë qenë ish-kandidatë për deputetë të LSI-së në qarkun Durrës në zgjedhjet parlamentare të 2017. Në kërkim janë edhe dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë, ku vdiqën 8 persona, pronari i 'Bar Barons' Artur Terziu, ish-drejtori i INUV-it Artur Cela, por edhe emra të tjerë.

Emrat e personave në kërkim
1. Arben Qato pronar i Vila Palma
2. Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
3. Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
4. Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
5. Artur Cela, ish-drejtori i INUV
6. Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës
7. Artur Terziu, pronari i 'Bar Barons'
8-9. Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë

Familja Qato

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:52
Vrasje dhe shpërdorim detyre/ 4 akuzat për ndërtuesit dhe zyrtarët e arrestuar në Durrës

Report Tv siguron dokumentin e prokurorisë me akuzat që ka ngritur për ndërtuesit, inxhinierët, inspektorët dhe zyrtarët e tjerë në lidhje me hetimet për shembjen e godinave në Durrës pas tërmetit tragjik. Sipas prokurorisë ka dyshime se këto pasoja, kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo mos kryerjes së detyrës nga inxhinieret projektues, zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudator të këtyre ndërtimeve, si dhe nga veprimet e kryera ne kundërshtim me ligjin nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin dhe mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve. "Nga hetimet e kryera deri ne këtë faze hetimore ka rezultuar se ndaj 18 personave te  urdhëruar për tu ndaluar ekzistojnë dyshime te bazuar ne prova se kane konsumuar veprat penale  te “Vrasjes me dashje”, “Vrasjes ne rrethana te tjera cilësuese”, “Shpërdorimit te detyrës”, “Falsifikimit te dokumenteve”,etj,  te parashikuara nga nenet 76,79/dh,248,186/3 te Kodit Penal" thotë prokuroria.

Ora 14:34
Përgjegjës për banesat e shembura nga tërmeti, në 2017 Flamur Gjuzi bënte fushatë krah Monika Kryemadhit

1576330511_5df4e3a8cd412flamurgjuzi.jpg

Flamur Gjuzi ish-drejtori i ALUIZNIT në Durrës është shpallur në kërkim për shembjen e godinave nga tërmeti në Durrës. Në vitin 2017 ai ka qenë kandidat i LSI-së për Durrësin. Gjatë një takimi elektoral që ai ka zhvilluar me qytetarët e Durrësit, prezente ka qenë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Ora 13:57
DOKUMENTI/ 5 ditë pas tërmetit të 21 shtatorit Konvaleshenca u shpall e pabanueshme... në 26 Nëntor i mori jetën kryekomisarit

1576328422_BajramHajdarmetaj696x463.jpg

5 ditë pas tërmetit të 21 shtatorit ishte vlerësuar e pabanueshme, por godina e Konvaleshencës e cila i mori jetën kryekomisarit Bajram Hajdarmataj vijonte të qëndronte e hapur për studentët por edhe pedagogët që jepnin mësim në ambientet e saj.

Shqiptarja.com ka siguruar aktin e konstatimit të kësaj godine, të firmosur në datë 26 shtator të këtij viti, sipas të cilit, Hoteli i Ri i pushimeve të Ministrisë së Brendshme të ndodhur në Konvaleshencë është i pashfrytëzyeshëm pasi copat e tullave dhe suvave mund të shkaktojnë dëmtime në njerëz, si dhe objekti ka nevojë për rikonstruksion të muraturës.

Akti i konstatimit mban firmën e arkitekteve Emiriana Sako, Adnand Toçila dhe inxhinierëve Diana Dedja dhe Elsa Kalesha, ndërsa sot pas hekurave janë drejtori dhe nëndrejtori i Konvaleshencës, Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa.

Bajram Hajdarmataj humbi jetën mëngjesin e 26 Nëntorit, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë. Kryekomisari u nxor i pajetë nga rrënojat e godinës së re të Konvaleshencës, ku qëndroi i vetëm pasi kishte refuzuar të qëndronte në godinën e vjetër ku ishin akomoduar studentët.

Ora 13:10
Kreu i Krimit Ekonomik: Disa prej personave të shpallur në kërkim u larguan jashtë vendit për shkak të dëmtimeve nga tërmeti

Drejtori i Krimit Ekononik Lutfi Minxhozi ka deklaruar gjatë konferencës për shtyp lidhur me arrestimet e personave përgjegjës për shembjen e banesave nga tërmeti, se një pjesë e tyre janë larguar për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar dhe jo për shkak të dijenisë lidhur me hetimet.

"Nuk është se ata kanë marrë dijeni për hetimin dhe janë larguar. Policia ka dërguar në pikat e kalimit emrat e tyre. Një nga personat është larguar para tërmetit. Të tjerët janë larguar edhe për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar nga tërmeti, nuk është se janë larguar nga hetimi", tha Minxhozi.

Ora 13:09
Arrestimi i përgjegjësve për viktimat nga tërmeti/ Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit: Ky hetim bëhet për herë të parë në Shqipëri

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella ka deklaruar se hetimet që po kryhen lidhur me ndërtesat e shembura nga tërmeti kryhen për herë të parë në Shqipëri. Jella tha se janë gjetur paligjshmëri në objektet me viktima.

"Në vijim të fjalës së drejtorit, Prokuroria ka filluar kryesisht procedimin penal për shpërdorimin e detyrës. Pas kryerjes së veprimeve hetimore intensive ka bërë të mundur nxjerrjen e urdhrit të ndalimit për 17 raste. Ndaj disa prej tyre është regjistruar akuza për vrasje me dashje. Ky është një hetim që kryhet për hetim të parë në Shqipëri.

Objekti i hetimeve ka të bëjë në dejtim të zbatimit nga ndërtuesit formal dhe informal. Janë gjetur paligjshmëri për objektet me vikitma. Janë gjetur probleme edhe në objekte me dëmtime. Hetimet janë sekrete dhe vazhdojnë. Për çdo person apo zyrtar të përfshirë në veprime të paligjshme", tha Jella.

Ora 12:06
Zyrtare, policia publikon emrat e të arrestuarve për tërmetin tragjik

Prokuroriae Durrësit ka lëshuar 17 urdhër arreste pas tërmetit tragjik. Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit Lorenc Shehu së bashku me drejtuesen e prokurorisë së Durrësit Anita Jella dhe Lufti Minxhozin nga Policia e Shtetit kanë zyrtarizuar emrat e nëntë ndërtuesve, zyrtarëve dhe inxhinierëve që janë arrestuar deri tani, ndërsa 8 vijojnë që të jenë ende në kërkim. Drejtori i Policisë tha se disa prej personave që janë në kërkim, janë larguar jashtë vendit. 

Deklarata e plote e policisë se Durresit
Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë dhe Prokurorisë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu, Prokurorja e Rrethit Anita Jella dhe Drejtori i Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi. Policia e Shtetit, menjëherë pas rënies së tërmetit orët e para të mëngjesit të datës 26 nëntor, kaloi në gatishmëri dhe u përfshi në operacionet e kërkim-shpëtimit. Në këto operacione u angazhuan 4012 forca policore, në Durrës, Tiranë    e    Lezhë. Gjithashtu, u morën masa të menjëhershme për ruajtjen e rendit e sigurisë, ruatjen e objekteve të dëmtuara apo të braktisura nga banorët si pasojë e panikut, si dhe u morën në ruajtje objektet që u cilësuan të pabanueshme, me qëllim moslejimin e futjes së banorëve për shkaqe sigurie. Krahas angazhimit dhe veprimeve të kryera në këto operacione dhe masave për ruajtjen e rendit dhe pronës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, me secialistë të Drejtorisë për Hetimin e  Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në përbërje të tyre edhe specialistë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Finaciare në Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Tiranë e Lezhë, nën drejtimin e njësive të posaçme të ngritura nga prokuroritë përkatëse, me objekt “Kryerjen e veprimeve, dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara dhe të dëmtuara nga tërmeti”, me qëllim vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Në këtë kuadër, grupet e punës kanë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale në të gjitha objektet duke filluar me: 
• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve të firmave që kanë ndërtuar objektet, të cilat janë dëmtuar nga    tërmeti.
• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve nga bashkia respektive, lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit, projektin, supervizimin, zbatimin, si dhe lejen e shfrytëzimit.
• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve në hipotekën respektive.
• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve në institucionet e tjera.
• Si dhe në kryerjen e detyrave të tjera që do diktojë situatë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
• Në zbatim të këtyre detyrave, grupet hetimore kanë punuar me përkushtim e profesionalizëm, duke grumbulluar çdo provë që do i shërbejë hetimit.

Pas një pune intensive dyjavore, në përfundim të fazës së parë të punës, në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i punës, Prokuroria e Rrethtit Gjyqësor Durrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, lëshoi 17 urdhra ndalimi, nga të cilat, 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave    të tjerë. Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Për këto arsye, mbështetur në provat e administruara në këtë procedim penal    është bërë     ndalimi i këtyre shtetasve:
1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale "Shpërdorimi i detyrës”. 
2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. 
3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. 
4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja    me    dashje”. 
5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. 
6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. 
7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera    cilësuese”.
8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës    penale    “Shpërdorimi i detyrës.
9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
     
Grupi i posaçëm, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe nxjerrjen e  përgjegjësive për personat përgjegjës, për çdo rast që është evidentuar si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.

Ndërkohë, vijon puna e pandërprerë në terren për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi, por për arsye  hetimi nuk i bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre. Theksojmë faktin se disa prej personave, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi janë larguar jashtë shtetit menjëherë pasi ra tërmeti.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias në transmetimin dhe nxjerrjen para kohe dhe të pakonfirmuara të lajmeve për urdhër-arreste apo arrestime, pasi këto lajme dëmtojnë hetimin dhe për rrjedhojë përbëjnë vepër penale. 

Në kuadër të transperencës me median dhe publikun, Policia e Shtetit jep informacion zyrtar të konfirmuar edhe nga prokuroritë respektive kur lajmi ka të bëjë me vijimësinë apo cënimin e hetimeve.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është tërësisht e vendosur dhe e përkushtuar për të garantuar rendin e sigurinë, për të luftuar krimin e organizuar, atë ekonomik e financiar duke çuar para drejtësisë personat përgjegjës.

Falënderojmë qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe i ftojmë sërish që të denoncojnë në 112 e Komsiariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke u garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të pananshëm.

Ora 12:01
Ndërtues dhe inxhinierë/ 7 persona që janë në kërkim, u larguan nga vendi një ditë pas tërmetit

Shtatë nga personat që janë në kërkim për hetimet që po zhvillohen në Durrës për shembjen e godinave pas tërmetit rezultojnë që të jenë larguar jashtë vendit një ditë pas tërmetit, në 27 Nëntor.

Ora 11:59
Arrestimet pas tërmetit/ Në kërkim edhe ish-drejtori i INUV-it Durrës Artur Çela

Është shpallur në kërkim nga policia për hetimet që po bëhen nga prokuroria për shembjen e godinave nga tërmeti është edhe ish-drejtori i INUV-it qarku Durrës Artur Çela.

Ora 11:28
Furtuna në Durrës/ Të përfshirë edhe dy ish-kandidatë të LSI-së për deputetë, shpallen në kërkim nga policia

Flamur Gjuzi dhe Arben Qato

Të përfshirë dhe akuzuar për shembjen e godinave në Durrës janë edhe dy ish-kandidatë për deputetë të LSI-se. Në kërkim për ndërtime abuzive në kuadër të hetimeve që po bëhen janë edhe Arben dhe Dëshira Qato pronarë Vila Palmës. Por kush është Arben Qato? Ai nuk është një emër i panjohur për Durrësin, aq më tepër për strukturat e LSI-së, pasi ka qenë kandidat i kësaj partie për deputet më 2017 në qarkun e Durrësit. Ai ishte i 10-ti në listn e LSI-së për Durrësin. Ndërkohë që në listë kandidat për deputet i treti ishte edhe Flamur Gjuzi, që është në kërkim. 

Lista e kandidateve te LSI per qarkun e Durresit

Flamur Gjuzi me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi
Ora 11:25
U shemb nga tërmeti/ Në kërkim ndërtuesi i vilës 4-katëshe në Kënetë, akuzohet për vrasjen e 8 pjesëtarëve të familjes Lala

1576319206_lala.jpg

Ndërtuesi i vilës katër katëshe në zonën e Kënetës ku humbën jetën 8 anëtarë të familjes Lala është shpallur në kërkim nga policia. Ai akuzohet për vrasje me dashje në mënyrë indirekte.

I vetmi i mbijetuar nga shembja e banesës së familjes Lala në Durrës është 17-vjeçari Ramë Lala. Gjendja e tij shëndetësore nuk është paraqitur e mirë prandaj është nisur drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar. Jetën e Ramë Lalës, e shpëtoi një lavatriçe. Struktura metalike e kësaj orendie shtëpiake krijoi mjaft hapësirë sa për t'i mbrojtur trupin dhe kokën 17-vjeçarit, pas shembjes së banesës katër katëshe nga tërmeti i fuqishëm që la pas të paktën 50 viktima.

Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik
1. Amelia Lala 8 vjeç 
2. Sahadete Lala 79 vjeç 
3. Griselda Lala- 22-vjeç 
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç
7. Dionisa Lala 2 vjeç 
8. Ilir Lala, 52 vjeç

Ora 11:22
Arrestohet pronari i hotel 'Mira Mare' ku vdiqën baristi dhe balerina, nga 2-kate e bëri 6-të


Report Tv zbulon emrin e pronarit të hotel 'Mira Mare' në Durrës që u arrestua. Ai është Ruzhdi Xheka, i cili nga dy kate që e kishte hotelin e dërgoi në gjashtë kate. Hoteli krejtësisht i shembur ishte ndërtuar në vitet 1998-1999 në zonën e plazhit. Në fillim u ndërtua me dy kate, pastaj, me një seri ndërhyrjesh abuzive, nisi të merrte lartësi. Në vitin 2001 policia ndërhyri për të bllokuar një kat shtesë pa leje, por pastaj shteti e harroi problemin dhe në momentin e shembjes hoteli ishte bërë me 6 kate. Por themelet ishin parashikuar për vetëm dy kate dhe nuk mundën të mbajnë peshën kur erdhi lëkundja, që shembi gjithshka. Në këtë godinë humbën jetën dy persona, balerina dhe baristi.

Ora 10:35
Holloi muret dhe bazamentin mbajtës të pallatit për të shtuar ambientet e lokalit, në kërkim pronari i 'Bar Barons'

Është shpallur në kërkim Artur Terziu, pronari i 'Bar Barons', që ndodhej brenda strukturës së katit të parë të pallatit, që u shemb në Durrës pas tërmetit të 26 Nëntorit. Shumë qytetarë akuzuan pronarin e këtij lokali se kishte holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij. Banorët pretendojnë se pikërisht nga ky lokal erdhi dhe shembja e komplet pallatit, pasi godina kishte humbur ndjeshëm bazamentin e saj në katin e parë. Nga rrënojat e këtij pallati është nxjerrë trupi i Nafije Rexhepit, 74-vjeç dhe të Xhuljeta Gjonajt.

Ora 10:26
Shembja e hotelit i mori jetën të atit, në kërkim pronarët e Vila Palmës

Report Tv mëson se janë shpallur në kërkim pronarë Vila Palmës Dëshira Qato dhe Arben Qato. Nga shembja e Vila Palmës humbi jetën babai i Arben Qatos, Sadik Qato, ndërsa u nxor i gjallë djali i tij Klajdi Qato. Dy ditë para tërmetit, hoteli kishte qenë i mbushur me turistë nga Çekia, çka mund të kishte sjellë një bilanc më tragjik.

Ky hotel kishte dy kate shtesë, nga 6 kate që kishte marrë lejen nga ish-komuna e Rrashbullit. Objekti është kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma” Arben Qato, kolaudim i cili i ka hapur rrugë ndërtimit edhe të dy kateve shtesë, duke mbingarkuar kolonat e godinës me mbipeshë. 

Momentalisht në prokurorinë e Kavajës, ka të hapur një dosje penale për Dëshira Qato shefe Urbanistike në Kavajë, ish-kryebashkiakun Isa Sakja dhe dhe Dritan Kazazin, të cilët janë në hetim për “Shpërdorim detyre”, për dhënien e 7 lejeve ndërtimore në bregdetin e Kavajës.

1576315436_qatodeshira.jpg

Arben dhe Dëshira Qato
Ora 09:58
E paqëndrueshme që nga tërmeti i 21 shtatorit, arrestohen drejtori dhe nëndrejtori i Konvaleshencës ku vdiq kryekomisari Hajdarmataj

Mëngjesin e sotëm janë arrestuar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit drejtori dhe nëndrejtori i Konvaleshencës së Durrësit, pasi si pasojë e shembjes së një prej godinave humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa janë marrë në pyetje lidhje me këtë ngjarje, pasi objekti që u shemb ishte vlerësuar i papërshtatshëm që prej tërmetit të 21 Shtatorit. Hajdarmataj nuk kishte pranuar të qëndronte në godinën e vjetër ku u akomoduan studentët, por kishte qëndruar në godinën e re e cila u shemb nga tërmeti. Sipas policisë, drejtuesit e këtij institucioni duhet të kishin këmbëngulur që ai të mos qëndronte atje, duke pasur parasysh se ndërtesa ishte shpallur e paqëndrueshme.

Kryekomisari Bajram Hajdarmataj i vdekur nën rrënojat e Konvaleshencës

Godina e Konvaleshencës e dëmtuar nga tërmeti
Ora 09:08
Legalizuan objektet e dëmtuara nga tërmeti, arrestohet nëndrejtori, në kërkim shefi i sektorit e punonjësi i Kadastrës Durrës!

1576065874_termetidemet.jpeg

Report Tv mëson se është arrestuar Arben Isaku ish-drejtor ALUIZNI tashmë nëndrejtori i Kadastrës Durrës. Ndërsa Aldo Dakovelli shef sektori në Kadastrën e Durrësit dhe Artemis Malko punonjës terreni janë shpallur në kërkim. Mësohet se ata po hetohen për legalizim të objekteve që u dëmtuan nga tërmeti në kundërshtim me ligjin. Ndërsa është shpallur në kërkim Flamur Gjuzi, me detyrë ish drejtor i ALUIZNIT Durrës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 16/12/2019 06:54

    Po këtë kllufin e oshe të birin e Arben Qatos që organizonte tenderat falco në Bashki me Adrian Çelën dhe ky si shperblim i mori të birin në oshe me diplomë të blerë se nuk njeh as ligjin e Omit dhe drejton oshe Durrës pse e mbani akoma apo se do administrojë oshe që ja la baba

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 15/12/2019 12:13

    Keto te LSI -se vetem barkderra e kokemedhenj si kryetar.

    Përgjigju
  • Surreli: 15/12/2019 05:01

    Bravo Policia+Prokuroria. Hetime intensive e te thelluara dhe per 2 jave gjeten autoret (qe ishin neper letra). Po pse harruat dhe ta conit ligjshmerine deri ne fund. Ti conit letrat ne gjykate. Dhe kjo te vendoste per arrest me burg, shpi apo gjendje e lire. E vdisni show-n me rafte pika.

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/12/2019 04:53

    Derrmoini baj gat!

    Përgjigju
  • edi: 15/12/2019 00:52

    Po Mona cfare ka kaq e enthuziasmuar ,Ka gjete flori te tjere Po shkolle shumti Vasili ku eshte Se shpejti do drejtoni qeverine e Birucave dhe futja Metes dhe tere kokelakrat qe duan Shqiperine dhe Partine

    Përgjigju
  • Loti: 14/12/2019 19:38

    Nje hap perpara drejt pergjegjshmerise. Urdher arresti per njerezit qe kan pergjegjesi direkte. Lajmi thote "jan arestuar 9+9 jan ne kerkim DERI TANI". Nuk besoj se do dalin kaq shpejt siç thoni ju, prova ka plot.

    Përgjigju
  • DURRSAKU: 14/12/2019 18:25

    MUND TE ARRESTOSH DHE 1000 VETA INXHINJERE--PROJEKTUES SEPSE ME TE VERTETE JANE TE FAJSHEM,,,POR MOS HARRO SE PESHKU I MADH NE DURRES ESHTE VANGJUSH DAKO,,,,MOS E HARRO KETE PERSON,,, SE POPULLI NUK E HARRON KURRE KETE KRIMINEL....DHE PO QE SE ARRESTOVE DAKON ATEHERE POPULLI NUK TE JEP ASNJE VOTE....

    Përgjigju
  • Ela: 14/12/2019 15:57

    Maksimumi 1 jav zgjat cudia... pastaj arrest shtepie e pastaj te lire gjith.Rroft Albanistani dhe shteti i kapur nga krimi e korrupsioni.Jan dhen leje dhe me firma ministrash,asnje nuk hy ne burg.Shtet i felliqur.Kujto Edi se ben shtet gju me gju me popullin me propagande e show televiziv.

    Përgjigju
  • XXX: 14/12/2019 15:25

    I ndalojne sot e leshojne per 2 dit. Po nje avaz vazhdon ktu asnje ndryshim.

    Përgjigju
  • O tej: 14/12/2019 15:17

    Po Meta kur do arrestihet pa ke Flamur Gjuzi kandidat i LSI Furres shend e ver me Moniken e sheh ne sy sikur eshte prishur... haha

    Përgjigju
  • Shteti Nacit osmano barbare: 14/12/2019 14:02

    Propagande e rilindjes,kto jane arrestuar per te mbrojtur kokat e PS PD LSI.Sa te harrohet ky termet i ke te gjithe te lire ose arrest shtepiak

    Përgjigju
  • Hoxha: 14/12/2019 13:41

    Bismilah

    Përgjigju
  • Ana: 14/12/2019 12:57

    Shume mire kane bere me keto ndalimet e ketyre te babeziturve, por shpresojme te jene bere ne baze te provave te pakontestueshme, e jo per show. Bile numri i te arrestuarve duhet te jete me i larte e te shkoje deri ne majë te piramides gllaberuese. Babezia ne kete vend nuk ka kufij, keshtuqe nese do shpresonim per goditjen ne qelize te hajduteve, do duhej te behej me prova dhe hajdutet e tjere ne gjykata apo prokurori, nuk do kishin nga ta leviznin bythen.

    Përgjigju
  • Haleja e Katundareve: 14/12/2019 12:41

    E keqja e Shqiperise eshte fshataresia e zgjidhur nga zinxhiret nga shpellari Berishe, xhepisti i Çepanit Meta dhe kryebushtra fiskale Mona. Shto edhe pederin Bosh qe kruan kerthizen ne krye te opozites, manarin zagar te Argites

    Përgjigju
  • I demtuar nga vjedhesit dhe jo nga termeti: 14/12/2019 12:27

    KUR DO ARRESTOHET DREJTORI I POLICISE SHEHU PER DIZINFORMININ E POPULLIT RRETH VJEDHJEVENE NE SHTEPITE E DEMTUAR NGA TERMETI ME NJE POLICI INEKZISTENTE UNE QE SHKRUAJ ME KANE PLACKITUR SHTEPINE BRENDA DITES PAS VENDOSJES SE VULES SI OBJEKT I PA BANUSHEM TE VJEDHURA JANE DYER PENXHERE PA LLOGARITUR ORENDITE SHTEPIAKE KAM KERKUAR ME WEBSIDE E ALBANIA ESHTE NJE GJE KOTI FARE UNE QE SHKRUAJ KAM PERGJEGJESI TE PLOTE HYRJA E PLACKITUR ESHTE NE LAGJEN 17 RRUGA LURA PALLATI 1050 PO E THEKSOJ DREJTORI POLICISE SHEHU DUHET TE ARRESTOHET PER DISINFORMIM PUBLIK

    Përgjigju
  • Emi: 14/12/2019 12:00

    As njeni nuk e ban nje dite burke jena mesu me drecin shqiptare.

    Përgjigju
  • asl: 14/12/2019 09:22

    Fenomeni i korrupsionit eshte kudo por peshku qelbet nga koka.Sa bukur i kapi shteti ata te kadastres se Durresit.E mira eshte qe te filloje pastrimi nga lart.Fakte ka plot,mos u tallni me durimin e popullit se do jete vone sdo kete as PD PS,LSI apo parti te tjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Atalanta e Gjimshitit shpëton 1 pikë në fund ndaj Lazios dhe rikthehet në krye të klasifikimit

Serie A/ Atalanta e Gjimshitit shpëton 1 pikë në fund ndaj Lazios dhe rikthehet në krye të klasifikimit