Hetimet për inceneratorin e Tiranës, SPAK zbulon këshilltarin 'urë lidhëse' mes Ministrisë së Mjedisit dhe “Integrated Technology Services”! Bezhani mori 7.5 mln lekë pagë si i punësuar fiktiv

Hetimet për inceneratorin e Tiranës, SPAK zbulon këshilltarin 'urë lidhëse' mes Ministrisë së Mjedisit dhe “Integrated Technology Services”! Bezhani mori 7.5 mln lekë pagë si i punësuar fiktiv

1702114948_finalprojekt.00475806.Still101.jpg

Sipas SPAK Alqi Bllako i ka propozuar nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, i ka kërkuar Klodian Zotos dhënie përfitimi të parregullt edhe për Vladimir Bezhanin, atëherë Këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit duke e punësuar fiktivisht atë në shoqërinë  “Integrated Technology Services” sh.p.k.

SPAK zbulon se Vladimir Bezhani si këshilltar i Jashtëm i Ministrit të Mjedisit ka qenë ura lidhëse në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, për të siguruar nga Autoriteti Kontraktor dokumentacionin e kërkuar në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, me qëllim vënien më pas të këtij dokumentacioni në dispozicion të shtetasit Klodian Zoto, që ka shërbyer për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe për t’u shpallur fitues shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”.

SPAK thotë se në këmbim të këtij favorizimi gjatë procedurës së dhënies së koncesionit  Bezhani ka marrë 7,520,000 (shtatë milion e pesëqind e njëzet mijë) lekë.

"Po ashtu, rezulton se shtetasi Alqi Bllako, nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, i ka kërkuar /propozuar shtetasit Klodian Zoto dhënien e përfitimit të parregullt për shtetasin Vladimir Bezhani, gjatë kohës që ky i fundit ishte Këshilltar i jashtëm i Ministrit të Mjedisit, duke e punësuar atë fiktivisht tek shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k, kjo me qëllim favorizimin e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV”, gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, në përbërje të së cilës ka qënë aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k. Shtetasi Vladimir Bezhani ka marrë përfitimin e parregullt në sajë të pagës së dhënë nga shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, në shumën prej 7,520,000 (shtatë milion e pesëqind e njëzet mijë) lekë.

Rezulton se gjatë kohës që shtetasi Vladimir Bezhani ka shërbyer si Këshilltar i Jashtëm i Ministrit të Mjedisit në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, ai ka shërbyer si “urë lidhëse” për të siguruar nga Autoriteti Kontraktor dokumentacionin e kërkuar në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit, me qëllim vënien më pas të këtij dokumentacioni në dispozicion të shtetasit Klodian Zoto, që ka shërbyer për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe për t’u shpallur fitues shoqëria propozuese “Integrated Energy BV" thuhet në SPAK


Lajmi kryesor:

Firmosen 15 urdhërarreste për 'Inceneratorin e Tiranës'! Ekzekutohen 6 'arreste në burg', 6 ‘arrest shtëpie’, 3 në kërkim! Klodian Zoto e Mirel Mërtiri përfituan 409 mln lekë me fatura false


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?