Pas zgjatjeve të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe letërporosive drejt Greqisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vazhduar me pyetjen e personave të vlefshëm për këtë hetim.

Këtë të hënë prokurori Dritan prenci ka marrë në pyetje shoqëruesin e ish-ministrit Tahiri dhe dy efektivë të drejtorisë së policisë Vlorë.

Rreth deklarimeve të tyre, Prokuroria tregohet e rezervuar ndërsa bënë me dije se gjatë muajit maj do të merren mbi 15 persona të tjerë në pyetje.