Hetimi i CEZ, miku i Shkëlzenit
mori 7 mln € para zgjedhjeve '09​Deklarata e Berishës nxorri në skenë sekserin e ÇEZ

Hetimi i CEZ, miku i Shkëlzenit<br />mori 7 mln € para zgjedhjeve '09​Deklarata e Berishës nxorri në skenë sekserin e ÇEZ
​Nue Kalaj, personi i akuzuar se ka luajtur rolin e sekserit për marrëveshjen e privatizimit të OSSH mes kompanisë çeke të energjisë, CEZ dhe qeverisë "Berisha", nuk është paraqitur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor.

Taulant Balla, kryetar i këtij komisioni, i kërkon policisë ta sjellë forcërisht Nue Kalajn.

Sipas Ballës, Kalaj ka kryer transaksione dhe tërheqje të dyshimta si shpërblim për këtë privatizim. Sipas kryetarit të komisionit, deputetit socialist Taulant Balla, hetimet kanë zbuluar se shtetasi Nuel (Nue) Kalaj, miku i ngushtë i djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ka marrë nga CEZ transferta bankare në miliona euro. 

"Komisioni Hetimor për privatizimin e OSSH tek CEZ sot ka administruar prova shumë të rëndësishme lidhur person Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas dëshmive të deritanishme ka qenë "sekseri" i martesës së qeverisë shqiptare të Sali Berishës me kompaninë CEZ. 

Komisioni po heton pse CEZ i ka bërë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka çuar paratë cash Nue Kalaj mik i ngushtë i djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha
", u shpreh Balla.

Ndërkohë, komisioni ka administruar llogari bankare të Nue Kalajt i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare mbi 7 milionë euro.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg