Hetimi i krimeve, ministrat zbarkojnë
  në zyrën e Kryeprokurorit Lllalla

Hetimi i krimeve, ministrat zbarkojnë<br />  në zyrën e Kryeprokurorit Lllalla
TIRANË - Hetimi ndaj korrupsionit, krimit ekonomik, krimeve mjedisore dhe zbardha e ngjarjeve kriminale në kohë kanë qenë pjesë e diskutimeve ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm, 4 ministrave të qeverisë dhe drejtuesve të Doganave, Tatimeve e Policisë së Shtetit.

Për ministrin e Brendshëm ky takim shërben për intensifikimin e punës ndërmjet institucioneve.

Nëpërmjet zyrës së shtypit prokurori i Përgjithshëm bën publik kërkesën e tij për shtim të stafit pranë Policisë Gjyqësore, kërkesë kjo drejtuar ministrit të Financave i cili po ashtu ka qenë i pranishëm në takim.

"Në vlerësimin tonë, masat duhet të jenë të menjëhershme, në mënyrë që t’i përgjigjemi me efikasitet problematikës kriminale”, është shprehur Llalla gjatë takimit.

Nga ana e tij ministri Shkëlqim Cani ka pranuar se është i gatshëm të mbështet prokurorinë me shtimin e stafit, por më parë ka kërkuar një analizë të hollësishme se përse nevojitet shtimi i OPGJ-ve.

Për ministrin e drejtësisë Ylli Manjani prokuroria duhet të jetë efikase në hetime duke i mbaruar brenda afateve, pasi vetëm në këtë mënyrë do të ulet popullimi në burgje pasi shumica e personave janë me masë sigurie.

Takimi u mbajt në ambientet e prokurorisë së përgjithshme ku përgjatë 45 minuta u diskutua pa praninë e medias.

llalla me shoke
 
Njoftimi zyrtar per takimin  nivelit të lartë për forcimin e rolit të Policisë Gjyqësore
 
Prokuroria e Përgjithshme dhe 4 ministri që kanë në organikë të tyre oficerë të Policisë Gjyqësore shprehën në parim dakordësinë e plotë për të gjetur mundësitë për shtimin e numrit dhe rritjen e cilësisë nëpërmjet trajnimeve të posaçme të zyrtarëve që merren drejtëpërdrejtë me hetimin penal në Shqipëri.
 
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, në zbatim të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, zhvilloi një takim të zgjeruar me Ministrin e Brendshëm, z. Saimir Tahiri, Ministrin e Drejtësisë, z. Ylli Manjani, Ministrin e Financave, z. Shkëlqim Cani, Ministrin e Mjedisit, z. Lefter Koka, të cilët ishin të shoqëruar nga Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Tatimeve dhe Doganave, për të diskutuar mbi forcimin e rolit të policisë gjyqësore dhe rritjen e efikasitetit në goditjen e krimit në përgjithësi dhe krimeve financiare në mënyrë të veçantë.
 
Në fjalën hapëse të takimit, i cili u zhvillua në Prokurorinë e Përgjithshme mesditën e së Hënës (dt. 11.01.2016), z. Llalla vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional, duke theksuar se “ka pasur rezultate të dukshme”. Gjithësesi, Prokurori i Përgjithshëm shprehu bindjen se “të gjithë jemi të bindur se kemi mundësi për të pasur rezultate edhe më të shumta. Për këtë arsye është i nevojshëm një koordinim më i mirë, fillimisht në nivelin drejtues dhe më tej në nivelin zbatues”.
 
Në vlerësimin e Prokurorit të Përgjithshëm, qëllimi i këtij takimi, krahas detyrimit ligjor, është diskutimi për të gjetur hapësirat e përbashkëta për shtimin e numrit të oficerëve të Policisë Gjyqësore, si edhe domosdoshmëria për rritja profesionale të tyre. “Në vlerësimin tonë, masat duhet të jenë të menjëhershme, në mënyrë që t’i përgjigjemi me efikasitet problematikës kriminale”, u shpreh z. Llalla.
 
Ministri i Brendshëm, z. Tahiri, u shpreh se, krahas nevojës për forcimin e kapaciteteve në Policinë Gjyqësore, është e domosdoshme që të zhvillohen analiza funksionale dhe analiza rezultati, lidhur me hetimet penale.
 
Ministri i Drejtësisë, z. Manjani, vuri theksin tek shpejtësia e hetimit, për të minimizuar problemin e mbipopullimit të ambjenteve të paraburgimit, si edhe të kostove financiare që pasojnë këtë situatë.
 
Në fjalën e tij, Ministri i Financave, z. Cani tha se shtimi i numrit të përgjithshëm të oficerëve të Policisë Gjyqësore ka kosto financiare dhe për këtë arsye, institucionet duhet të paraqesin argumentin e plota mbi nevojën e forcimit të kapaciteteve njerëzore të këtyre strukturave. Ai shprehu garancitë se Ministria e Financave do të angazhohet maksimalisht për të siguruar rritjen e numrit të oficerëve të policisë gjyqësore.
 
Gjithashtu, edhe ministri i Mjedisit, z. Koka, shprehu qëndrimin e njëjtë për nevojën e forcimit të kapaciteteve njerëzore në këtë drejtim. Ai përmendi në takim Moratoriumin e vendosur lidhur me prerjen e paligjshme të pyjeve dhe vlerësoi se është shumë i nevojshëm rritja e burimeve njerëzore për të parandaluar shkatërrimin mjedisor.
 
Në diskutimet në vijim, të cilat u karakterizuan nga fryma e përbashkët konstruktive, u përfshinë edhe Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë, Tatimeve dhe Doganave. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën