Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se, në të dy rastet e kallëzuara, nga ana e INUV, Bashkia Tiranë, shoqëritë e ndërtimit janë pajisur me dokumentacionin përkatës, si edhe nga ana e INUV janë ushtruar kontrollet për rregullsinë e veprimeve nga ana e shoqërive ndërtimore. Pra, sipas hetimit, nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja e INUK në këto dy raste, pasi nuk plotësohen kushtet e ligjit të sipërcituar: zona me rëndësi kombëtare dhe mosndërhyrja e INUV. Për këtë arsye INUK nuk mund të fshehë veprimtarinë e saj as me arsyetimin se nga ana e INUV nuk është inspektuar territori, si kërkesë e Ligjit Nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e Ndërtimit”.
/Shqiptarja.com











