Hetimi ndaj Ahmetajt, gazetari Doçi: BKH po verifikon 6 vila që i përkasin atij! Kume: Ka ndikime nga jashtë! Karaj: Të përqendrohen tek lidhja me Zoton

Hetimi pasuror ndaj ish zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj dhe kontrollet në banesën e bashkëjetueses së tij, Eriola Hoxha kanë hapur debate të shumta mbi fatin e zyrtarit të lartë të Partisë Socialiste.

Lidhur me këtë çështje, gazetari investigativ i Report TV tha në emisionin ‘a Protokoll’ me gazetaren Anduela Ndreu se Byroja Kombëtare e Hetimit po po verifikon 6 pasuri të paluajtshme të cilat i përkasin ish zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetajt, duke shtuar se ky i fundit i kishte kamufluar duke i vënë në emër të ish-gruas dhe bashkëjetueses së tij aktuale, Eriola Hoxha.

Më tej ai shtoi se përveç akuzës për shpërdorim detyre ndaj Ahmetajt mund të rëndojnë edhe akuzat e tjera për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash.

BKH po verifikon 6 pasuri të paluajtshme të Ahmetajt por nuk janë në emër të tij por në emër të ish gruas dhe bashkëjetueses së tij.  Një vilë në farkë, në Palasë, në Gjirin e Lalzit, në Tiranë dhe pasuri të cilat nuk janë deklaruar asnjëherë në Inspektoriatin e Lartë. BKH mund t’i vërtetojë sepse nuk janë në emrin e Ahmetajt por janë kamufluar nën emra të tjerë.   Ahmetaj është në pozita të vështira. Aktualisht hetimi ka nisur vetëm për shpërdorim dertyre por me konstatimin e pasurive të pajustifikuara dhe burime parash jo të ligjshme, mendoj se prokurorët do ngrejnë akuza të tjera si për pastrim parash, fshehje të ardhurash të cilat imponojnë kërkimin e një mase sigurie arrest me burg sepse ashtu ka ndodhur edhe me zyrtarë të tjerë që sot janë prapa hekurave”- u shpreh gazetari.

Nga ana tjetër, ish kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume tha se pret që Kuvendi të japë lejen ndaj SPAK për të kryer kontrollin e pronave në emër të Ahmetajt. Por ai u shpreh se ndaj kësaj lëvizje të ndërmarrë, sheh ndikime nga jashtë të cilat bëhen për interesa të caktuara.

“Nuk e vë në dyshim se Kuvendi do jetë në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të këtij procesi të nisur. Ka filluar të lëvizë ajo që kemi pritur të gjithë dhe le të urojmë që lëvizja të mos ndërpritet për arsye që mund të veprojnë jashtë dhe mbi sistemin. E theksoj këtë sepse ndjesia ime për këtë që ka ndodhur gjatë gjithë kësaj kohe në sjelljen ndaj detyrës, më bën të mendoj se nuk ka qenë shtysë ndërgjegjia ose integriteti i nënpunësit ndaj detyrës. Unë shoh ndikime që vijnë nga jashtë, nga politika për interesa të caktuara”-tha Kume.

Ndërsa avokati, Leonard Karaj, tha se uronte që hetimi të përqendrohej më shumë tek lidhja e Ahmetajt me Klodian Zoton për inceneratorët dhe jo për pasuritë e ish zëvendës kryeministrit.

“Është parë qartë që Ahmetaj do shkonte drejt një hetimi të gjithënashëm. Nga ana politike Rama po lëshon një tjetër prej emisarëve të tij. Unë uroj shumë që Ahmetaj të bëhet i penduar i drejtësisë se do ishte në të mirën e publikut për të parë se çfarë ka ndodhur realisht me inceneratorët. Gjithçka aty lidhet me inceneratorët. Ahmetaj nuk ka hyrë me duar në xhepa në politikë, kështu që kjo pjesa epasurisë ha shumë debat. Se mund ta kamufloojë duke thënë se ka qenë i pasur para se të hynte në politikë. Uroj që hetimet të përqendrohen në lidhjet që Ahmetaj ka pasur me Klodian Zoton’-tha Karaj.

Pas nisjes së hetimit nga SPAK për pasuritë e Ahmetajt, BKH ka ushtruar kontrolle gjatë mbrëmjes së 9 marsit në vilën e partneres aktuale të tij që ndodhet në rezidencat ‘Vala Mar’ në Hamalla, 2 apartamenteve që ndodhen po aty si dhe në vilat luksoze të ish bashkëshortes në Rolling Hills dhe Green Cost, përfshirë edhe apartamentin që ka në Tiranë.       

Duke qenë se ai mban mandatin e deputetit, për kontroll banese apo edhe për vendosjen e ndonjë masë sigurimi, SPAK duhet ti drejtohet më parë kuvendit i cili mbledh këshillin e mandateve për të vendosur në lidhje me kërkesën. Ndërkohë vetë ish ministri pavarësisht se është vënë në dijeni për hetimin e nisur ndaj tij, vijon të mbajë mandatin e deputetit.  

Hetimet për Ahmetajn nisën pas kallëzimeve të bëra në SPAK pas zbulimit të disa dokumenteve ku figuronte se Ahmetaj kishte përfituar vila, apartamente dhe udhëtime dhe qëndrime të shtrenjta nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirela Mërtiti, të cilët janë në kërkim.  Vetë ish ministri në daljet publiken nuk i ka pranuar akuzat në adresë të tij, por pavarësisht kësaj ai ende nuk është thirrur për të dhënë sqarime në prokurori.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 11/03/2023 08:36

    Pra u zgjidh ceshtja e korrupsionit. Me ne fund shpetuam. Sikur te hetonin dhe ate Manjen qe morri siperkthyes ne takimin me Blinken nje shokun e Ilir Beqes qe jeton prej vitesh ne Uashington megjithese nuk ka asnje lidhje me punet e drejtesise.

    Përgjigju
  • Gjergj: 10/03/2023 23:45

    Mè e pakta qè duhet tè ndodhè, èshtè qè "TIGRI", tè japè dorèheqjen nga çdo pozicion publik qè mban dhe mandati i deputetit. Nèse nuk e bèn ai vetè, duhet qè kèta tigrat e tjerè qè ka mbi vete, tè hiqen tè paktèn sikur janè burra mè tè mirè dhe tè kèrkojnè hapur largimin e tij, deri nè pèrfundimin e kèsaj çèshtjeje qè njollos jo vetèm TIGRIN por edhe njè qeveri tè tèrè. Shqipèria me tigra multimilionerè, me 6 vila pèr dashnoret dhe ish gratè. Pèrballè tyre, njè popull qè degdiset rrugève tè botès pèr tè siguruar mbijetesèn. Ku donim tè shkonim ne? Nè europè? Me kèta politikanè perversè, as nè hale nuk shkohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë