I sekuestruan vilat tek 'Kodra e Diellit' Kryemadhi me vajzën Borën në Apelin e GJKKO-së, zbulohet arsyeja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në ambientet e SPAK e shoqëruar nga vajza e saj Bora Meta.

Shqiptarja.com mëson se ajo ka shkuar për të ankimuar vendimin e sekuestros se dy vilave njëra në pronësi të saj e tjetra në pronësi të mamasë së saj të cilat u sekuestruan nga SPAK.

Ndaj saj është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, ndërsa ish bashkëshorti i saj. Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet nën masën e sigurisë 'arrest me burg.

Bëhet fjalë për 2 vila dy katëshe me verandë dhe kat përdhes, njëra në pronësi të bashkëshortes së ish presidentit të Republikës Ilir Meta, deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe tjetra në emër të mamasë së saj Fatime Kryemadhi

Vendimi i GJKKO-së u firmos më 15 nëntor 2024 dhe vjen në vijim të veprimeve hetimore në kuadër të dosjes së SPAK për hetimet lidhur lobimin në SHBA dhe dosjen CEZ DIA për të cilën Ilir Meta po hetohet në arrest me burg prej 21 tetorit 2024, ndërsa Kryemadhi nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje"

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selltik Glasgow: 11/12/2024 16:18

    Jepi I fund ketyre fundrrinave te kombit, sekuestro qe nga jugu ne veri .

    Përgjigju
  • Artyyy: 11/12/2024 15:39

    Me kujtohet koha kur hynte ne ate dere per luften e saj kunder korrupsionit per denoncimet gjithe arrogance pasi e konsideronte veten te paster. Bota eshte portokalle Mona

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

‘Rama i interesuar të ndërhyjë në SPAK’, Toska në ‘Repolitix’: 4 eksponentë të lartë do preken nga drejtësia

‘Rama i interesuar të ndërhyjë në SPAK’, Toska në ‘Repolitix’: 4 eksponentë të lartë do preken nga drejtësia