Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka dhënë dëshmi për disa orë të martën e 17 Marsit në SPAK, për dosjen që po hetohet nga prokurori Klodian Braho mbi abuzimet me fondet e programit të IPARD. Paraqitja e saj ka ndodhur në orët e pasdites duke i “shpëtuar” vëmendjes së medias. Krifca është pyetur si person në dijeni teksa SPAK, ka intensifikuar hetimet për këtë dosje.

Procedimi nisi pas kallëzimit të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), e cila evidentoi shkelje në administrimin e fondeve të destinuara për sektorin bujqësor në Shqipëri.

Si pasojë e rekomandimeve të OLAF, Bashkimi Evropian vendosi të ndërpresë financimin përmes programit IPARD 3, duke bllokuar qindra miliona euro që ishin planifikuar si mbështetje për fermerët shqiptarë.