Hetimi për koncensionet në shëndetësi, mjeku kirurg: Na u mohua marrja e seteve të vogla për urgjencën! Shkak kostoja e lartë

Hetimi për koncensionet në shëndetësi, mjeku kirurg: Na u mohua marrja e seteve të vogla për urgjencën! Shkak kostoja e lartë

Në Komisionin e Posaçëm për Sterilizimin dhe Check Up u zhvillua sot seancë dëgjimore me dëshmitarë.

Mjeku kirurg Edmond Çeliku, teksa u pyet nga deputetët në komision, nëse ka qenë pjesë e grupit të punës që është marr me studimin e fizibilitetit për koncensionin e sterilizimit, u shpreh se mjekëve u është marr mendimin lidhur me kompozimin e mjeteve.  

“Na është marr mendim për mënyrën se si do të kompozoheshin mjetet. Në atë pikë kemi shkuar dhe kemi diskutuar që duhet më shumë kjo vegël dhe nuk duhet nga kjo”, tha ai.

Lidhur me përdorimin e seteve më të vogla që të shërbejnë për urgjencën, ai u shpreh se është kërkuar që të ketë sete posaçësrisht për urgjencës, por iu mohua për shkak të kostos së lartë.

Ai u pyet edhe për mënyrën e sterilizmit të mjeteve të punës në urgjencë për të cilat tha se sterilizohen me zierje.

“E kemi diskutuar me instancat dhe ka pasur diskutime që të shërbenin në urgjencë sete të vogla. Pra të kishte sete apostafat për urgjencën, por ajo u mohua se menduan se ishte me kosto të lartë dhe ne se zbatuam atë. Mjetet në urgjencë sterilizohen me zierje në mënyrë gjysmë primitive”, tha ai.

Një dëshmi në komision u bë edhe nga mjeku kirurg Arvin Dibra, i cili u pyet nga deputeti Xhelal Mziu lidhur me tavanin buxhetor për operimet që sipas tij duhet të pritet në radhë nga pacientët për opercacionet. 

“Tavani buxhetor për operimet, di që duhet të presësh në radhë, dhe ka vendosur në radhë pacientët që mund të këtë shkuar deri në vdekje duke pritur dhe ka krijuar një konflikt të brendshëm tek repartet e operimit, sepse vetëm po të jesh shef i atij repartit bënë operime dhe kam parë ata që s’janë shefa nuk bëjnë operime sepse është e limituar”, tha Mziu.

Mjeku kirurg Arvin Dibra e mohoi këtë gjë.

“Në eksperiencën time nuk ka ndodhur që të kemi kufizim si pasojë e veglave. Mua nuk më ka ndodhur. Në klinikën që unë drejtoj bëhen operacione dhe pritja shkon deri 10 ditë dhe nuk ndodh që nuk bëhen operacione se i ka zënë veglat shefi”, tha ai.

Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, ka nisur punë e tij më 25 mars. Komisioni u ngrit për të bërë hetimin parlamentar për dy koncesionet e sterilizimit dhe check-up dhe do të thirren rreth 16 dëshmitarë, mes të cilëve kryeministri Edi Rama, ish ministrat Ogerta Manastirliu e Ilir Beqaj, si dhe emra të tjerë si Albana Koçiu e ish- zëvendës ministri Klodian Rjepaj.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën