TIRANE- Hetimi i ngjarjes së ndodhur me serverin e të dhënave në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve pritet që të marrë përgjigjen përfundimtare në mbledhjen e radhës së Konferencës së Kryetarëve. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i dha të drejtë opozitës për të ngritur Komisionin Hetimor për të hetuar ngjarjen nga Kuvendit, Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën se po bllokon procesin. Në seancën e fundit plenare, deputeti i PD-së Eduard Halimi i kërkoi Kuvendit që miratojë sa më parë kërkesën e opozitës për të ngritur një komision hetimor.