Imazhet e një ushtari britanik duke bërë foto pranë trupit të pajetë të një kryengritësi taleban në Afganistan kanë shokuar mbarë opinionin publik. Madje ndaj kësaj fotografie Forcat Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar kanë nisur një hetim.

Edhe më shqetësuese shihet fakti se ushtari britanik, paraqitet në foton pranë ushtarit të pajetë duke bërë shenjën “Ok” me gishtin e madh.
 
Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes tha se ky rast po trajtohet mjaft seriozisht, ndërsa foto është postuar në faqen LiveLeak dhe besohet të jetë pasojë e një sulmi në Camp Bastion në vitin 2012.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se disa fotografi të tjera, tregojnë se si personeli britanik bëjnë fotografi pranë kufomave të luftëtarëve kundërshtarë dhe duke bërë gjeste të ndryshme.

ushtari britanik foto prane ushtarit te vdekur taleban

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)