Hetohet nën arrest shtëpiak për skandalin e korrupsionit ‘Katar-gate’, Eva Kaili kërkon të vazhdojë punën si eurodeputete në PE

Hetohet nën arrest shtëpiak për skandalin e korrupsionit ‘Katar-gate’, Eva Kaili kërkon të vazhdojë punën si eurodeputete në PE

Eva Kaili

Eurodeputetja greke, Eva Kaili e dyshuara kryesore për skandalin e korrupsionit në Parlamentin Europian ka kërkuar që t’i hiqet masa e sigurisë së arrestit shtëpiak pasi dëshiron të rikthehet në punë si deputete e PE-së.

Po ashtu, dy eurodeputetë të tjerë të përfshuirë në hetim, belgu Marc Tarabella dhe italiani Andrea Cozzolino mund të ndjekin të njëjtat hapa si Kaili. Që prej të martës Tarabellës nuk do i duhet më të mbajë gjurmues elektorin dhe mund të lërë arrestin shtëpiak nën disa kushte të caktuara.

Të tre akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Por siç është njoftuar më herët, ata vijojnë të jenë anëtarë të Parlamentit Europian me të gjitha të drejtat që lidhen me postin.

Në 12 prill u mor vendimi për lirimin nga qelia të Eva Kailit e cila do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në mbyllje të hetimeve ndaj saj për skandalin e njohur si 'Katar-gate'.

Eurodeputetja u arrestua më 9 dhjetor dhe menjëherë iu hoq imuniteti parlamentar ndërsa u shkarkua edhe nga posti i nënkryetares së Parlamentit Evropian. 44-vjeçarja Kaili u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash dhe u transferua në burgun e Harenit, në periferi të Brukselit.

Arrestimi i saj shkaktoi valë tronditëse në të gjithë Brukselin dhe nxori në dritë një hetim mbi një skemë që përfshin shuma "të mëdha" parash dhe dhurata "të shtrenjta" që dyshohet se janë paguar nga Katari dhe Maroku për të ndikuar në vendimet e BE-së për dy këto vende. Si pjesë e hetimit, policia belge sekuestroi më shumë se 1.5 milionë euro para cash pas kontrolleve në shtëpi dhe zyra. Siç dihet Eva Kaili për sa kohë nuk jep dorëheqjen mbetet eurodeputete dhe i takon një pagë pas taksave prej 7146 euro në muaj.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Begaj i 'ankohet' Erdoganit: Zyrat shumë të vogla, 600 metër katror! Po i them Edit na duhet ndërtesë tjetër (VIDEO)

Begaj i 'ankohet' Erdoganit: Zyrat shumë të vogla, 600 metër katror! Po i them Edit na duhet ndërtesë tjetër (VIDEO)